02:48 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Presidenti i 10-të i Shqipërisë, ministri Çuçi: E sigurtë është që nuk do pranojmë kandidaturë nga PD

08:22 | 14/02/2017
në Kryesore, Politikë, Te Gjitha
0
Presidenti i 10-të i Shqipërisë, ministri Çuçi: E sigurtë është që nuk do pranojmë kandidaturë nga PD

Teksa pritet që parlamenti ta zgjedhë presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë në harkun kohor 28 mars deri më 2 maj në pesë raunde, ka nisur “skicimi” i Kreut të Lartë të Shtetit që do jetë i 10-ti në historikun e presidentëve të Shqipërisë.

Mazhoranca ka nisur të hedhë në mendje dhe në letër se cilët mund të jenë kandidatura e mundshme për të qenë presidenti i radhës. I ftuar në emisionin “Channel One”, për të bërë analizën 4-vjeçare të punës së tij, ministri për Çështjet Vendore Bledi Çuçi, me shumë siguri deklaroi se nuk ka asnjë shans që kandidati të jetë një emër i dalë nga Partia Demokratike.

“Nuk mund të them ende se cilët do jenë kandidatët, por jam i sigurtë se vetëm nga PD nuk mund ta dalë presidenti që do të zgjidhet së shpejti”, duke shuar kështu zërat e një kompromisi me kundërshtarët politikë të mazhorancës.

Ai shtoi se Partia Soscialiste nuk mund të lejojë që presidenti të zgjidhet si figurë e dalë nga PD, teksa shtoi se këtë shans nuk e ka as presidenti aktual Bujar Nishani për të marrë një mandat të dytë.

“Kurrsesi Nishani nuk mund të jetë president në një mandat të dytë”, u shpreh Çuçi.

Deri tani, kandidatë të mundshëm për president të republikës kondsiderohen Ilir Meta, Mimi Kodheli dhe Valentina Leskaj. Por asnjë prej tyre nuk mund të quhet si kandidaturë zyrtare.

Në historinë e vendit, nga Ahmet Zogu te Bujar Nishani kanë qenë në total 9 presidentë. Pas rrëzimit të sistemit komunist deri më sot, nga 6 të zgjedhur, 4 prej tyre kanë ardhur si kandidatura nga e djathta (Sali Berisha, Alfred Moisiu, Bamir Topi, Bujar Nishani) dhe  2 kanë qenë kandidatura të së majtës (Ramiz Alia, Rexhep Meidani). Ndërkaq, presidenti i 10-të që pritet të zgjidhet, me shumë mundësi do të jetë një figurë e dalë nga e majta. (XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: Bledi CucideklaratePDpresident
Pas

Vodhën karburantin në Ibë, ndalohet njëri prej autorëve të dyshuar. I gjenden edhe telefonat dhe paratë

Para

Bashkëshorti i Ermira Arapit refuzon dhënien e dëshmisë: S’jam në gjendje të flas

Para
Bashkëshorti i Ermira Arapit refuzon dhënien e dëshmisë: S’jam në gjendje të flas

Bashkëshorti i Ermira Arapit refuzon dhënien e dëshmisë: S’jam në gjendje të flas

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet Trump-Musk shkaktojnë “krizë” në shitjet e Tesla-s

Partneri tentoi ta vriste? Tragjedi në Itali, 48-vjeçarja bie nga kati i katërt në tentativë për t’i shpëtuar zjarrit në banesë! Dyshimet e policisë dhe sherri mes çiftit para ngjarjes

“Eloni u çmend”: Trump dhe Musk debatojnë publikisht

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon marrëveshjen për bashkëpunim me Ukrainën

Objekti arkeologjik dëmtohet pas një serie tërmetesh në zonën vullkanike

Trump shpreh zhgënjimin ndaj Elon Musk: Kishim një marrëdhënie shumë të mire, nuk e di nëse do ta kemi më! Miliarderi: Pa mua s’do i kishe fituar zgjedhjet

Netanyahu konfirmon rekrutimin e klaneve palestineze për të luftuar ndaj Hamasit

Fluturime të vonuara ose të anuluara, BE ndryshon rregullat: Kompensim deri në 500 euro dhe praktika të thjeshtuara. S’ka më pritje të gjata në avion

Itali/ Trafikonte kokainë të fshehur në airbagun e makinës, arrestohet 35-vjeçari shqiptar me precedentë!

Zelensky: Rusët janë të sëmurë nga urrejtja dhe lufta, vetëm me forcë ndalen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.