Tahsim Mehmeti, presidenti i Çamërisë gjatë intervistës së sotme në Fax News foli mbi çështjen çame dhe planet që ka për ecjen përpara të të drejtave të çamëve. Për gazetarin Egon Loli, presidenti u shpreh ky është shekulli i shqiptarëve dhe ata shumë shpejt do të kthehen në tokat e tyre, qoftë ata në Bujanovc ashtu dhe ata në Çamëri.
“Një Shqipëri e fortë, një vend i fortë. Këtu janë themelet e gjithë kombit. Unë besoj që edhe nga kjo intervistë që përcjellim një mesazh kështu që gjërat janë bukur. Unë kuptoj, sepse ne çamët kemi diçka. Të gjithë i çojnë fëmijët në shkolla, kurse ne çamët që kur lindim jemi inteligjentë. Ky është shekulli i shqiptarëve. Do kthehemi në tokat tona. Në Bujanovc, ne nga Çamëria”, u shpreh Mehmeti.
Mehmeti shton se bindjet e tij politike janë të djathta dhe konservatore duke qenë një pro-amerikan. Por nëse Evropa dhe Amerika nuk ndihmojnë në çështjen çame, ai shprehet se do të kërkojë ndihmë nga Rusia dhe do t’i shkel syrin Putinit.
“Unë jam pro-amerikanë, i djathtë. E shikoj që amerikanët nuk kanë vëmendje. Ne kemi planin B i kthejmë sytë tek Putini tek Rusia. Kur amerikanët nuk ndihen, Evropa nuk ndihet ubë kam planin B, ia shkel syrin Putinit. Është pragmatizëm. Unë jam amerikan, konservator. Nëse amerikanët e kanë lënë Çamërinë, i shkelim syrin Putinit. Vazhdojmë me planin B. Kur unë flas, ti s’më dëgjon, unë dua zgjidhje. Edhe me një njeri që nuk e dëshiroj. Gjërat do lëvizin bukur”, tha ai.