Pas takimit të 27 ministrave të jashtëm, në të cilët u trajtua çështja e Koresë së Veriut, Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte është shprehur gajtë një fjalimi ditën e sotme se diktatori korean Kim Jong-un, është një budalla që po luan me lodra të rrezikshme.
“Ky Kim Jong-un, një budalla … ai po luan me lodra të rrezikshme”, tha Duterte gjatë një fjalimi të mërkurën cituar nga Reuters.
Ai shtoi se nëse kryen një gabim Lindja e Largët do të bëhet një vend i thatë.
“Kjo fytyrë e bardhë që duket e mirë, ai biri i një biri k… Nëse kryen një gabim, Lindja e Largët do të bëhet një vend i thatë, duhet të ndalet, kjo luftë bërthamore”, Nga një konfrontim i kufizuar dhe ajo (raketa bërthamore) rrëzohet këtu. Unë mund t’ju them se pasojat mund të zbrazin tokën, burimet dhe unë nuk e di se çfarë do të ndodhë me ne”, tha ai.
Kujtojmë që në prill, Duterte vuri në pikëpyetje gjendjen mendore të udhëheqësit të Koresë së Veriut, duke i bërë kërkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës të tregojë përmbajtje. (S.SH/Shuplaka)