Presdenti i Shqpërisë Ilir Meta, i shoqëruar nga Ministri i Diasporës Pandeli Majko, ka vizituar Italinë, ku është ndalur në Kalabri, zonën e populluar me arbëreshë.
Gjatë vizitës së tij, Presidenti Meta ka ftuar të marrë pjesë në këto takime edhe Presidentin e Italisë, Sergio Mattarella.
Pas takimit Presidenca italiane ka reaguar në një postim në rrjetet sociale, ku ka vlerësuar kontributin e shqiptarëve në Itali gjatë 500 viteve.
“#Mattarella: Italianët me origjinë shqiptare dhe shqiptarët “të adoptuar në italian” janë dy anët e një medalje të çmuar. Kjo përshkruan kontributin e jashtëzakonshëm që gjatë 500 viteve të fundit ka ardhur nga Shqipëria, në zhvillimin social, civil dhe ekonomik të Italisë.”, – shkruhet në postimin e Presidencës së Italisë.
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post