Presidenti i Katalonjës Carles Puigdemont nuk e ka shpallur pavarësinë e rajonit siç pritej. Pavarësisht se Katalonja e ka fituar të drejtën për të bërë diçka të tillë sipas tij, ai ka paralajmëruar bisedime me Spanjën.
Ai iu kërkoi deputetëve të pezullojnë deklaratën e pavarësisë duke u shprehur pro bisedimeve me qeverinë spanjolle.
Ai tha gjithashtu se ka patur dhunë policore nga Spanja për mosmbajtjen e referendumit dhe gjatë votimeve.
“U mbajt një referendum në kushte shumë të vështira. Kjo është hera e parë në demokraci që ka ndodhur diçka e tillë , që ka pasur sulm nga policia. Policia ka bllokuar votimin, iu ka ndaluar njerëzve të votojnë dhe për shkak të veprimeve të policisë shumë njerëz u lënduan”, tha ai.
Ai tha se situate nuk do të përshkallëzohet dhe se është pro dialogut. Ndërkohë që forcat e sigurisë kishin rrethuar Parlamentin. (B.H/Shuplaka)