01:21 | 14/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Presidenti i Kinës viziton Rusinë javën e ardhshme

11:29 | 17/03/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Presidenti i Kinës viziton Rusinë javën e ardhshme

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, do të vizitojë Moskën më 20 mars, ku pritet të tregojë mbështetje për presidentin rus, Vladimir Putin, teksa edhe tenton të shtyjë përpara një plan për paqe që synon t’i japë fund luftës në Ukrainë.

“Gjatë bisedimeve do të diskutohen çështje aktuale të zhvillimit të mëtejshëm të partneritetit gjithëpërfshirës dhe bashkëpunimit strategjik midis Rusisë dhe Kinës”, tha Kremlini në një njoftim të datës 17 mars.

“Është planifikuar, gjithashtu, një shkëmbim pikëpamjesh në kuadrin e thellimit të bashkëpunimit ruso-kinez në arenën ndërkombëtare”, thuhet ndër tjerash në këtë njoftim.

Ministria e Jashtme e Kinës konfirmoi vizitën, e cila do të zhvillohet pas ftesës së Putinit drejtuar liderit kinez.

Kina ka propozuar një plan për paqen në Ukrainë.

Dokumenti i saj 12-pikësh mbi “zgjidhjen politike të krizës në Ukrainë” thekson nevojën që të dyja palët të de-përshkallëzojnë gradualisht konfliktin, duke çuar në një armëpushim gjithëpërfshirës.

Plani kërkon mbrojtjen e civilëve dhe respektimin e sovranitetit të të gjitha vendeve. Megjithatë, Kina nuk e ka dënuar pushtimin e Rusisë.

Ukraina, e cila thotë se do të marrë parasysh planet e paqes vetëm pasi trupat ruse të largohen nga territori i saj, nuk u pajtua me këtë plan pasi në të nuk nënvizohet se Rusia duhet të tërhiqet nga kufijtë e vendosur të vendit që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.

Megjithatë, vendi më vonë tha se mund të pajtohet me “disa pjesë të tij”.

Rusia u përgjigj duke thënë se tha se do të kryente një “studim të detajuar” të planit, porse nuk shihte ndonjë indikacion për një zgjidhje paqësore për momentin.

Shtetet e Bashkuara thanë se Kina, pasi e ka prezantuar veten publikisht si neutrale, po pasqyron “narrativën e rreme” të Rusisë për luftën.

NATO, në anën tjetër, tha se Kina nuk kishte shumë besueshmëri si ndërmjetëse për Ukrainën. REL

Pas

Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako merret në pyetje nga SPAK, dëshmon për më shumë se tre orë

Para

Qëlloi me armë dhe tentoi të vriste bariun në Vlorë bashkë me një tjetër, Gjykata lë në burg 28-vjeçarin (EMRI)

Para
Qëlloi me armë dhe tentoi të vriste bariun në Vlorë bashkë me një tjetër, Gjykata lë në burg 28-vjeçarin (EMRI)

Qëlloi me armë dhe tentoi të vriste bariun në Vlorë bashkë me një tjetër, Gjykata lë në burg 28-vjeçarin (EMRI)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Celibashi: Procesi i numërimit po zhvillohet normalisht, rezultatet përfundimtare priten brenda javës

Presidenti i Ukrainës uron Edi Ramën për zgjedhjet e 11 Majit, Zelensky: Urime për fitoren bindëse

Zgjedhjet/ Kryeministri spanjoll Sanchez uron Ramën: Urime për fitoren bindëse të PS!

Zelensky uron Ramën për fitoren në zgjedhje: Mezi pres të forcojmë më tej marrëdhëniet!

Të frymëzuar nga legjenda e Rozafës, Shkodra Elektronike sonte me “Zjerrm” në Eurovision: Të fitojmë dhe në 2026 ta sjellim në Shqipëri

O Bashe…7×7= mbi 80 mandate për PS! Ku je o Bashe?!

PS 10 mandate në Elbasan, kush janë emrat nga lista e hapur që pritet të futen në Kuvend! PD asnjë ulëse

Balluku: Fitore historike në Fier, PS merr 12 mandate

Listat e hapura në Vlorë/ PD humb edhe një nga lista e mbyllur! PS kryeson me Gjiknurin, Bidon, Sinajn, Llajon dhe Mersinin! Jashtë mbetet Ina Majko

“Erion Veliajt” i del emri në listën e deputetëve për qarkun e Tiranës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.