Një zjárr masiv pushtoi portin e Bejrutit ditën e sotme, vetëm një muaj pas shpèrthímit të fuqishëm që shkaktoi qindra víktíma dhe mijëra të lénduar.
Nuk ka ende një informacion zyrtar lidhur me shkakun e zjárrit të kësaj së enjteje, i cili mbuloi qiellin me re masive tymi.
Ndaj kësaj ka reaguar edhe presidenti i i Libanit, Michel Aoun, i cili tha se zjárri në port mund të ketë qenë i qëllimshëm, sábotim ose incident.
“Zjárri mund të ketë qenë akt i qëllimshëm i sábotimit, rezultat i ndonjë gabimi teknik, injorancës apo neglizhencës. Në të gjitha rastet, shkaku duhet të dihet sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë presidenti.
Kujtojmë se të paktën 191 njerëz mbetën të vrárë dhe shumë të tjerë u lénduan kur më 4 gusht të këtij viti shpérthyen 2.750 ton nitrat amoni të cilat mbaheshin në një pjesë të portit për më shumë se 7 vjet.