10:46 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Presidenti i Luganos denoncon Tramexanin: Po na vjedhin lojtarët

08:18 | 03/07/2017
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Presidenti i Luganos denoncon Tramexanin: Po na vjedhin lojtarët

Luftë e hapur mes klubit të Luganos dhe Paolo Tramexanit, ish-trajnerit që drejtoi këtë skuadër në pjesën e dytë të sezonit të kaluar.

Presidenti i Luganos, Anxhelo Renxeti, fillimisht ka shpërthyer në akuza të rënda kundër ish-asistentit të Xhani De Biazit në pankinën kuqezi, ndërsa tani po bën gati një denoncim zyrtar në Federatën Zvicerane të Futbollit.

Shqetësimi i Renxetit është se Tramexani po mundohet t’i vjedhë lojtarët Luganos për t’i afruar te Sioni, jo vetëm ata që ka në përbërje klubi, por edhe “idetë” e merkatos.

“Vitin e kaluar kishim probleme të tilla me Grasshopers, këtë vit me Sionin. Nëse një klub kërkon një lojtar nën kontratë, duhet të flasë me drejtuesit e klubit të tij, jo direkt me lojtarin. Por këta po i çmendin futbollistët me telefonata, janë lojëra të pista. Do i drejtohem Ligës së Futbollit të Zvicrës”, tha ai.

“Është natyrale që një klub të kërkojë të afrojë lojtarët më të mirë për objektivat që ka. Por Sioni dhe Tramexani na kanë rrëmbyer tre lojtarë që ishin në listën e interesave tonë që kur Paolo drejtonte klubin këtu.

Me Shneuli kishim thuajse një akord por pastaj shkoi te Sioni. Me Dimarkon e Interit po mbyllnim gjithçka por edhe ai shkoi atje. Tani pres që të përfundojë njëlloj edhe huazimi i Çymart nga Bazeli. Pasi në Sion do i japin dyfishin e rrogës në krahasim me Luganon. Po na vjedhin stafin, lojtarët dhe idetë e merkatos”, ishte akuza e rëndë e Renxetit.

Etiketa: luganosporttramezani
Pas

Kjo është “ëndrra në sirtar” e Kate Middleton

Para

Mesi dhe bashkëshortja e tij gdhendin në tatuazh datën e rëndësishme të jetës së tyre

Para
Mesi dhe bashkëshortja e tij gdhendin në tatuazh datën e rëndësishme të jetës së tyre

Mesi dhe bashkëshortja e tij gdhendin në tatuazh datën e rëndësishme të jetës së tyre

Discussion about this post

 



Të Fundit

Finalizohet operacioni i koduar “Gold”, për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit ndërmjet 2 shtetasve.

Dëshmia e Arjan Ndoj për gjygjin e Plaurent Dervishajt

Halit Valteri paraqitet në SPAK për të dëshmuar

Deputeti i zgjedhur i PD, Arjan Ndoja, është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme për t’u pyetur si dëshmitar.

Sulmi ndaj SPAK: GJKKO lë në burg ish-zyrtarin Zambak Gjoni

Flamur Noka paraqitet në SPAK

Kurti pas vendimit të Kushtetueses: Konstituimi i Kuvendit, detyrë e të gjithë deputetëve

Goditet një rast i shitjes së lëndëve të forta narkotike, në qytetin e Vlorës.

Gjykata e Lartë vulos sekuestron ndaj banesës në Qerret, rrëzon rekursin e Ajola Xoxës

Izraeli: Më shumë se 900 objektiva iraniane goditen gjatë Operacionit “Luani në Ngritje”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.