Presidenti i ardhshëm Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Fiks Fare”, i është përgjigjur deklaratës së kreut të grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi, i cili një ditë më parë tha se do ishte presidenti i parë që do provonte shkarkimin.
“Kjo mund të ndodhë por mua më vjen keq që miku im Gramozi nuk do ketë mundësi ta votojë shkarkimin tim, se nuk e kam vënë unë të fundit në Fier.”, përgjigjet Meta.
Ndër te tjera Meta deklaroi se presidencën ia dhanë, por ai ishte i gatshëm të hiqte dorë nga, vetëm që kryeministri të jetë i LSI-së.
“Na e dhanë, tani, më e rëndësishme është që Shqipëria të ketë një drejtim të ri dhe Vasili kryeministër. Unë jap edhe dorëheqjen, që LSI të jetë forcë e parë dhe të ketë kryeministrin. Po të jetë kryeministër Vasili, e dini se na ka dalë llafi se gjejmë punë kështu që Vasili do ma gjejë një edhe mua.”, tha Meta. (D.D/Shuplaka)