Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte i pranishëm në ceremonitë festive të organizuara nga Bashkia Skrapar me rastin e çeljes së sezonit turistik, duke zhvilluar një vizitë pune për të promovuar bukuritë natyrore dhe turizmin, etapa e parë e të cilave ishte në kanionet e thepisura të lumit Osum duke bërë “rafting”.
Me rastin e kësaj dite të organizuar nga autoritetet vendase, presidenti Meta ka kërcyer valle, ndërsa ka bërë dhe rafting në kanionet e Osumit.
Më herët gjatë ditës së sotme Presidenti Meta mori pjesë dhe përshëndeti hapjen e sezonit turistik, duke përuruar Panairin e përvitshëm të Produkteve Bio të Skraparit.
(M.Q/Faxweb)