Presidenti i ri i Ukrainës ka propozuar mbajtjen e bisedimeve me presidentin rus Vladimir Putin për të diskutuar konfliktin në lindje dhe aneksimin nga Rusia në vitin 2014 të Krimesë.
Presidenti Volodimir Zelenskiy sugjeroi që ai dhe Putini të takohen në Minsk të Bjellorusisë, duke shtuar se ai do të donte që udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë të bashkoheshin me bisedimet.
Zëdhënësi i Putinit Dimitri Peskov tha se Kremlini do të studiojë propozimin e Zelenskiy.
Duke folur pas bisedimeve të së hënës me krerët e Bashkimit Evropian në Kiev, Zelenskiy gjithashtu tha se qeveria e tij mund të konsideronte heqjen e bllokadës ekonomike të zonave rebele.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post