19:20 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Presidenti i Serbisë po kërkon paqe me Kosovën, nuk flet më për luftë

15:53 | 22/01/2017
në Kosova, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Presidenti i Serbisë po kërkon paqe me Kosovën, nuk flet më për luftë

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, ka thënë se Serbia do të insistojë në paqe. Sipas tij kjo është arritur duke iu falënderuar marrëveshjeve në Bruksel dhe i cili mund të ruhet vetëm nëse të dy palët e respektojnë.

“Shqiptarëve do t’u themi haptazi se respektimi i marrëveshjeve është kusht për paqen, ndërsa përfaqësuesit e BE-së kanë për obligim të parandalojnë, e nëse kjo nuk është e mundshme, të ndalojnë çdo veprim i cili përkeqëson direkt paqen dhe sigurinë e të gjithë banorëve në Kosovë e Metohi”, ka thënë Nikoliq duke komentuar deklaratën e sotme të kryeministrit serb Vuçiq se në bisedimet me Kosovën në Bruksel, Serbinë do ta përfaqësojë edhe presidenti i vendit, shkruan Koha.net.

Nikoliq ka thënë më tej se Serbia dëshiron ta vazhdojë dialogun dhe nuk do ta ndërpres atë e para. “Dëshirojmë paqe dhe ne nuk do ta prishim të parët”, ka përfunduar presidenti serb.

Kujtojmë se pas ndalimit të trenit serb për të hyrë në Kosovë, ishte presidenti serb, Nikoliq, ai që kërcënoi me dërgim të ushtrisë në Kosovë. “Derisa të jem në këtë funksion do të përpiqem që të mos luftoj me askënd. Nëse kjo do të jetë e pamundur, do të përpiqem si komandant suprem, ta marr përgjegjësinë për vendimet e mia”, deklaroi ditë më parë Nikoliq. (J.V/Shuplaka)

Etiketa: kosovaNikolicpaqja
Pas

Rrëfimi tronditës i vajzës: Xhaxhai më përdhunoi në sy të nuses, me vunë pistoletën në fyt që të prostituoja

Para

Vdekja e gruas së Alban Hoxhës, mjekët ankimojnë dënimin me gjobë

Para
Vdekja e gruas së Alban Hoxhës, mjekët ankimojnë dënimin me gjobë

Vdekja e gruas së Alban Hoxhës, mjekët ankimojnë dënimin me gjobë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Maqedoni/ Lëkundje tërmeti në rajonin e Tetovës, nuk raportohen të lënduar

Greqi/ Zjarr në një parking nëntokësor të qendrës tregtare në Pire, dëmtohen tre automjete

Kriza humanitare në Gaza, Gjermane nuk e përjashton mundësinë e pezullimit pjesërisht të Marrëveshjes së Asociimit BE-Izrael

“Po blen sasi të mëdha nafte nga Rusia, dhe po e shet në tregun e hapur”, Trump kërcënon Indinë me rritje të tarifave doganore

Ukraina nuk ndal sulmet, goditet me dronë rajoni jugor i Volgorodit

BE do të pezullojë kundërmasat doganore të SHBA-së për 6 muaj

Deputeti shqiptar në parlamentin serb Shaip Kamberi padit Ana Brnabiç për nxitje të urrejtjes kombëtare e fetare

Aksident në aksin Fier- Levan, mjeti humb kontrollin dhe përplaset me shtyllën elektrike. Lëndohet drejtuesi i automjetit

Itali, tre të vdekur dhe 15 të plagosur në një aksident rrugor, kamioni përplaset me automjete të parkuara

Bashkimi Europian pezullon tarifat ndaj SHBA

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.