03:56 | 26/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Presidenti Ilir Meta i dha fund budallallëkut tonë kolektiv”

13:25 | 25/12/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Presidenti Ilir Meta i dha fund budallallëkut tonë kolektiv”

Për vendimin e Presidentit Meta që i dha nënshtetësinë kryepeshkopit Janullatos ka pasur reagime të shumta në vendin tonë, pro dhe kundër. Për gazetarin dhe analistin Artan Hoxha, kjo është ndreqja e një anomalie disa vjeçare.

REAGIMI I HOXHËS:

Fortlumturisë së tij, Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastas Janullatos (emri ne greqisht: Anastasios Yannoulatos) iu akordua tre ditë më parë shtetësia shqiptare nga Presidenti i Republikës, shkëlqesia e tij, Ilir Meta.

Kërkesa e bërë që në vitin 1992 u plotësua pas 25 vitesh. Një çerek shekulli gjatë të cilit Janullatos na vërtetoi çdo dite e me konsekuencë se që në fillim kishte ardhur me një mision të qartë e vetëm për atë mision-ringritjen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë-e që në vijimësi e jetoi çerek shekullin këtu ndër ne si misionar i krishterë.

Duke shkuar në kufijtë e mirëkuptimit, 10-15 vitet e para edhe mund të justifikohet skepticizmi dhe/ose dyshimi në mendjet normale shqiptare me burim kombesinë greke të Janullatos.

Më tej, mbajtja pezull e kërkesës për nënshtetësi mori trajtën e nje anomalie që vazhdoi për inerci deri në budallallëk kolektiv, disa me zë e disa me heshtje.

Presidenti Ilir Meta i dha fund budallallëkut tone kolektiv. E falënderoj për këtë. Por më shumë falënderoj Fortlumturinë e Tij që me durimin dhe mirëkuptimin e misionarit të krishterë na dha gjithë kohën e nevojshme për tu vetëshëruar nga budallallëku ynë kolektiv.

Sa për disa individë të pashërueshëm, Fortlumturia e Tij do vijojë pareshtur t’i falë e të lutet për ta.

(E.K/FAXWEB) 

Etiketa: Anasatas Janullatosartan hoxha
Pas

Paloka tregon sekretin familjar: ”Tre gëzime në një ditë”. Ku festojnë demokratët e tjerë

Para

Macron apo Macrun? Si ja transformoi Lori Hoxha mbiemrin Presidentit të Francës (VIDEO)

Para
Macron apo Macrun? Si ja transformoi Lori Hoxha mbiemrin Presidentit të Francës (VIDEO)

Macron apo Macrun? Si ja transformoi Lori Hoxha mbiemrin Presidentit të Francës (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksidenti me 3 shqiptarë të vdekur në Gjermani, si u kthye udhëtimi për festën familjare në tragjedi

Lufta Ukrainë-Rusi, ministri i Jashtëm italian: Nuk do mbarojë para fundit të vitit, Putin duhet të…

Administrata Trump vendos kufizime të reja për gazetarët në Pentagon

Sabotim i dytë i dyshuar në Francë, pse u ndërpre energjia në Rivierën Franceze

Tragjedi në Londër! Nëna dhe tre fëmijët humbin jetën nga zjarri, adoleshentja në gjendje kritike

Kaja Kallas bën thirrje për të rritur presionin ndaj Rusisë pas sulmit tragjik në Ukrainë

“Sulmi u intensifikua kur u ngrit helikopteri i presidentit”, komandanti i mbrojtjes ajrore: Putin ishte në epiqendrën e sulmit

Flakët rrezikojnë banesat në Lazarat, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

“Mos prisni asnjë mrekulli”, Ukraina përgatitet për ofensivën verore të Rusisë

Video/Arrestohet në tentativë për arratisje drejt Greqisë, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Shtyllas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.