Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka ngritur një Task-Forcë për koronavirusin ndërsa lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i tij Tedi Blushi i cili bën me dije se në krye të saj do të jetë e Këshilltari për Sigurinë Kombëtare Bahri Shaqiri.
Blushi bënë me dije se kjostrukturë është ngritur për bashkërendimin me të gjitha strukturat shtetërore, monitorimin në terren, nxitjen dhe marrjen e të gjithë masave institucionale për përballimin e kësaj pandemie dhe aktivizimin dhe afrimin e të gjitha mundësive, kapaciteteve dhe forcave të kualifikuara njerëzore dhe shkencore, shumë të nevojshme.
Reagimi i plotë:
? Në kuadër të përballimit dhe tejkalimit me pasoja sa më të lehta të pandemisë së coronavirusit që ka prekur vendin tonë, duke patur prioritet absolut shëndetin e çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë, në institucionin e Presidentit të Republikës është ngritur një Task Force, nën drejtimin e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare z.Bahri Shaqiri, me qëllim:
? Bashkërendimin me të gjitha strukturat shtetërore;
? Monitorimin në terren, nxitjen dhe marrjen e të gjithë masave institucionale për përballimin e kësaj pandemie;
? Aktivizimin dhe afrimin e të gjitha mundësive, kapaciteteve dhe forcave të kualifikuara njerëzore dhe shkencore, shumë të nevojshme.
Ftojmë të gjithë qytetarët të cilët kanë shqetësime, nuk marrin trajtimin e duhur mjekësor, nuk u kushtohet vëmendja e duhur dhe konstatojnë nënvlerësime në marrjen e masave të domosdoshme, të na kontaktojë pa hezitim në adresën e email të vendosur në dispozicion:
Si dhe në dy numrat celularë:
?+355693435861
?+355693354269
Të gjithë të tregojmë përgjegjshmëri dhe bashkëpunim maksimal!
SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI! ??
(F.GJ/FAXWEB.AL)