Droga nuk është vetëm një problem shqiptar jo. Ka edhe më keq. Presidenti Filipinas Rodrigo Duterte që prej ardhjes së tij në pushtet i ka shpallur luftë të hapur kultivimit të lëndëve narkotike.
Vetë ai pranoi publikisht që gjatë gjithë muajve që do të jetë në pushtet do të vras trafikantët e drogës.
Mirëpo tani ka dalë me një propozim edhe më të çmendur. I akuzuar se niveli i papunësisë është rritur, Duterte i’u ka gjetur punë të gjithëve. Po. po president bamirës. Puna do të konsistojë në vrasjen e përdoruesve të drogës.
‘’Nëse keni humbur punën tuaj, ju jap unë një të re. Vrisni të gjithë përdoruesit e drogës” ka deklaruar Duterte gjatë një fjalimi këtë të hënë pasi ishte kthyer nga një vizitë zyrtare në Katar.
Këto deklarata nuk janë pritur aspak mirë në vend pasi mendohet se mund të nxisin dhunën mes qytetarëve të thjeshtë.
Kujtojmë që më herët ai kishte deklaruar se ndjehej shumë keq që jepte 2,5 miliardë dollarë për qendrat e rehabilitimit të të droguarve.
“Por çfarë mund të bëj? Duhet t’i kuroj ata, ashtu si çdo qytetar tjetër në vend. Por unë ndjehem me të vërtetë keq për këtë”, kishte thënë më parë Duterte. (E.K/SHUPLAKA)