Presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov i është shtuar listës së urimeve të Metës pas zgjedhjes si kreu i shtetit shqiptar sot me votim në parlament.
Ivanov ka shkruar në letrën e tij se beson që do të punohet fort në një bashkëpunim më të thellë mes dy vendeve dhe popujve.
LETRA:
I nderuar zoti Meta
Është nder i madh dhe kënaqësi e vecantë nga ana e të gjithë qytetarëve të Maqedonis ë dhe nga ana ime tju përcjell urimet më të sinqerta në zgjedhjen tuaj si president I Shqipërisë dhe ju uroj sukses në punën tuaj ne këtë zyrë.
Ne do të vazhdojmë të ndërtojmë marrëdhënie të mira fqinjësore , ta forcojmë miqësinë në bazën e një respekti të përbashkët dhe mbështetjeje.
Unë po ashtu besoj se do të punojmë në promovimin dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe popujve në interes të mirëqenies së rajonit.
Me urimet më të mëdhaja për sukses profesional, shëndet dhe lumturi, pranoni zoti Meta konsideratën time më të lartë.
Dje Maqedonia u përfshi në një periudhë kaosi në Kuvendin e saj ku pati ushtrim dhune ndaj disa deputetëve nga disa huliganë. Ivanov i ka thirrur partitë për t’i takuar. (M.D/Shuplaka)