08:16 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Presidenti Meta, 14 pyetje Ministrisë së Mbrojtjes për Sandër Lleshin

11:52 | 12/11/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Presidenti Meta, 14 pyetje Ministrisë së Mbrojtjes për Sandër Lleshin

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka autorizuar bërjen publike të pyetjeve josekrete drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes në lidhje me Sandër Lleshin, i propozuar nga Rama për Ministër të Brendshëm, por që Meta nuk e dekretoi pasi “nuk kishte krijuar bindjen e plotë”, për kandidatin.

Pyetjet drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes mbajnë datën 9 nëntor dhe kanë të bëjnë me aktivitetin e Lleshit gjatë kohës kur Lleshi ishte zyrtar në Ministrisë e Mbrojtjes.

“Me qëllim informimin e opinionit publik dhe në interes të transparencës, Presidenti i Republikës, Ilir Meta autorizon bërjen publike të pyetjeve josekrete drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes lidhur me propozimin për emërimin e zotit Lleshaj ministër të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë.

Presidenti i Republikës i qëndron bindjes se nuk mund të ketë asnjë institucion funksional jashtë një Kushtetute funksionale.

Kërkesë drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes për informacion shterues për pozitën e ushtarakut Sandër Lleshi (Lleshaj)”, thuhet në njoftimin e preisdencës.

Meta kërkon informacion shtetërues për Gjeneralin Sandër Lleshin nga zbatimi i vendimit të Gjykatës Administrative dhënë për Sandër Lleshin dhe nëse ky vendim është apeluar në Gjykatën e Lartë.

Gjithashtu në shkresën e tij theksohet se kandidatura e Sandër Lleshajt përbën një problematikë të theksuar kushtetuese, pasi ai vjen nga radhët e shërbimit ushtarak aktiv.

Shkresa e Metës:

Duke qenë se kandidatura e Sandër Lleshaj, vjen nga një karrierë e gjatë ushtarake në zbatim të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ku ministri si funksion kushtetues është autoritet civik, në zbatim të neneve 69,103,167/1 të Kushtetutës, emërimi i tij në detyrën e ministrit të Brendshëm, paraqet një problematikë themelore kushtetuese.

Kjo sepse ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhjen ose emërohen në detyra të tjera shtetërore dhe as të marrin pjesë në parti ose në veprimtari politike, ndërkohë që një ushtarak i shërbimit aktiv nuk mund të kandidojë e as të zgjidhet ministër apo deputet pa hequr dorë më parë nga detyra.

Megjithëse kryeministri është vënë në dijeni mbi këtë ndalim kushtetues, sërish edhe në këtë propozim të ri, nuk është dhënë asnjë shpjegim, informacion si dhe nuk është mbajtur asnjë qëndrim mbi këtë cështje dhe për pasojë të tjera që mund të lidhen me të. Për më tepër, që në njoftimin fillestar të kryeministrit në rrjetet sociale të datës 27 tetor 2018, por edhe në dalje të tij publike, z.Sandër Lleshaj propozohet për emërim si ministër i Brendshëm, duke e trajtuar atë me gradën “Gjeneral”.

Pyetjet:

(B.H/Faxweb)

Etiketa: Meta. Lleshiministrja e mbrojtjes
Pas

U vendos nga Këshilli Bashkiak dhe u hoq natën/ Fati i ‘’Shqiponjës” që Rama e quan vulgare

Para

Ka ‘ngrënë’ dy paga, Leshi apo Lleshaj/ Të gjitha pikëpyetjet e Ilir Metës për ministrin e propozuar nga Edi Rama

Para
Skadon afati Kushtetues, presidenti Meta nuk dekreton Sandër Lleshin (Rasti italian që përmendi dje)

Ka ‘ngrënë’ dy paga, Leshi apo Lleshaj/ Të gjitha pikëpyetjet e Ilir Metës për ministrin e propozuar nga Edi Rama

Discussion about this post

 



Të Fundit

Erdogan: Turqia mirëpret hapat e ndërmarrë për njohjen e shtetit palestinez

Pas Francës, Britanisë dhe Kanadasë/ Portugalia shqyrton njohjen e shtetit të Palestinës

Rubio hedh poshtë planet e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për të njohur shtetin palestinez: Pa miratimin e Izraelit s’do të ketë…

Rusia nuk pyet për ultimatumin e Trump-it! Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 mbetën të plagosur

Konispoli shpallet Ansambël Historik!

Trump caktoi 8 gushtin afatin përfundimtar për marrëveshjen e paqes në Ukrainë, SHBA njofton OKB-në: Po përgatisim masa shtesë…

Kosovë, Kurti i përgjigjet akuzave për favore të familjarëve të VV-së: Opozitës ia kemi ndalur pasurimin privat e zhvatjen

Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar

Durrës/Rrezikonin të mbyteshin, pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, me mjete lundruese, u shkuan në ndihmë 5 shtetasve

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.