Presidenti Meta ashtu siç e kemi bërë të ditur dhe më herët këtë fundjavë ka zgjedhur që ta kalojë në zonën e Tropojës, ku sot ka vendosur që të praktikojë dhe sportin e tij të preferuar kohëve të fundit, atë të ngjitjes së lartësive.
Presidenti ka zgjedhur që të përshkrojë rrugën nga Curraj i poshtëm në Currajn e Epërm, shoqëruar dhe nga aktori Bes Kallaku dhe nga gazetari Çim Peka. Ky i fundit është parë shpesh me presidentin teksa ngjisin lartësitë e maleve, pasi siç duket sporti është aktiviteti i preferuar i të dyve. Po ashtu në këtë udhëtim Meta shoqërohej dhe nga ambasadori shqiptar në Prishtinë Qemal Minxhozi.
“Në Curraj të Poshtëm, gati për ngjitje për në Curraj të Epërm”, shkuan Meta.
Më herët nga Tropoja presidenti Meta vlerësoi këtë zonë duke thënë se ka nxjerrë figura të shquara dhe personalitete që kanë bërë shumë për vendin dhe demokracinë.
(E.K/FAXWEB.AL)