Presidenti Ilir Meta është shfaqur së fundi më i relaksuar se kurrë, sidomos në festat familjare të fundvitit.
Së fundi ai ka zgjedhur që të arratiset nga kryeqyteti për të shkuar drejt Tushemishtit. Ndoshta shumë e zgjedhin në vetë Pogradecin, ndërsa Meta ka zgjedhur pikërisht këtë muaj të ftohtë Janari.
Po ashtu presidenti tregon se ka takuar edhe një mik të mirë, xhaxhi Silinm që është pika e takimit mes tij dhe shkrimtarit të dashur Dritëro Agolli.
“Të dashur miq! Sot në Tushemisht me xhaxhi Silin, mikun tim dhe të Dritëroit duke pritur festën e Ujit të Bekuar”, shkruan Presidenti Meta krah fotos.
(E.K/FAXWEB)