Presidenti Meta i ka akorduar titullin “Mjeshtër i madh” doktorit të shquar të Gjirokastrës, Vasil Laboviti. “Kam kënaqësinë, nderin e privilegjin të vlerësoj sot këtë figurë të shquar, humanist e personalitet të spikatur e të dashur për Gjirokastrën”, është shprehur Presidenti i Republikës
Dekoratën, presidenti Meta ua ka dorëzuar të afërmeve të këtij personaliteti.
Vepra dhe kontributi u doktor Vasil Laboviti njihet jo vetëm në Gjirokastër, por edhe me gjerë.
Pikërisht për këtë arsye portreti i tij është vendosur në këndin e nderit të qytetit në sheshin “Çerzic Topullit” krahas figurave të njohura si Ismail Kadare, Musine Kokalari, Eqerem Çabej dhe Rauf Fico.