Kreu i Shtetit Ilir Meta ka dhënë mbështetjen e tij për lëvizjen kombëtare “NEJEMI1”, kundër dhùnës dhe shfrytëzimit s*ksual të fëmijëve në Shqipëri, një fenomen ky i shtuar veccanërisht në vitet e fundit.
Meta u shpreh se dhùna dhe shfrytëzimi s*ksual i fëmijëve është “një ndër abùzimet më të rënda kriminale e mizore që munnd të ndodhë në një shoqëri”.
Sipas kreut të shtetit, dhùna e shfrytëzimi përmes internetit është një mënyrë e re e krimit që duhet parandaluar, ndërsa shtoi se shumë prej personave kanë frikë që të denoncojnë atë që iu ndodh.
“Kjo dhùnë mund të ndodhë kudo në shtëpi në shkolla, institucione kujdestarie, në familje apo komunitet. Përhapja e gjerë e internetit i ka ekspozuar dhe më shumë fëmijët në rrezíkun e dhùnës e shfrytëzimin s*ksual, të mbrojnë fëmijët nga këto mënyra të reja të krimit”.
Këto raste shpesh tha Meta “nuk denoncohen për shkak të frikës, stigmatizimit nga shoqëria aop mosbesimit ndaj autoriteteve përgjegjëse”.
“Gjatë viteve të fundit kemi qenë dëshmitarë të dhùnës s*ksuale ndaj fëmijëve e në shumë rast abùzuesit janë të nohur për fëmijët. Institudionet në disa raste kanë dështuar.
Kjo duhet të ndryshojë, e duhet të ndryshojë tani, ndaj është momenti ta mbështesin sot e në vazhdimësi këtë nismë.
Të përmirësojmë politikat, ligjin e të ngremë barriera për të parandaluar dhùnën e shfrytëzimin e fëmijëve. Duhen marrë masa të forta jo vetëm për përmirësimin e ligjit por dhe për rritjen e ndëshkueshmërisë”, u shpreh Meta gjatë fjalës së tij në presidencë.