Presidenti i Meta gjatë vizitës së sotme në Medvegjë ku u prit ngrohtësisht, ka folur edhe për mediat serbe.
Ai ka thënë se në Medvegjë është ndjerë më mirë se në vendlidjen e tij, duke shtuar se shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë janë në vëmendjen e tij.
Ai ka thënë se Serbia të marrë vendimin e duhur për Kosovën.
“Në Medvegjë u ndjeva më mirë se në vendlindjen time. Shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë gjithmonë janë në vëmendjen time.
Uroj që Beogradi të marrë vendimin e duhur për pavarësinë e Kosovës, në kohën e duhur, në interes të gjithë rajonit”, ka thënë ai.
Në pikën kufitare të Mutivodës, Presidenti Meta u prit nga kryetari i trupës koordinuese për Preshevën, Bujanocin e Medvegjën, z.Zoran Stankoviç, kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiç, nënkryetarja e Komunës së Medvegjës, Leme Xhema, këshilltarë shqiptarë të kësaj komune si edhe nga dhjetra shqiptarë.
Nga burime mesohet se viziten e Presidentit Meta ne Medvegje e ndoqi nga afer edhe ambasadori i OSBE per komunen e Medvegjes. Viziten e percollen edhe disa nga ambasadoret e huaj perendimore te akredituar ne Beograd.
E ndërsa Presidenti Meta theksoi ndër të tjera se “kjo është një ditë shumë e bukur për mua. Ndihem i emocionuar që ndodhem sot pranë jush. Politika duhet t’iu kushtojë më shumë vëmendje shqiptarëve këtu dhe këtyre zonave. Shpresoj që kjo vizitë e imja të kontribuojë në këtë drejtim. Nga Medvegja dua të theksoj se e ardhmja e popujve tanë dhe e të gjithë rajonit është në Bashkimin Europian dhe kjo mund të realizohet vetëm duke bashkëpunuar më ngushtë me njëri-tjetrin”, – tha Presidenti Meta.
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post