Prestidenti i Shqipërisë Ilir Meta, së bashku me kryeministrin Edi Rama, morën pjesë në inaugurimin e 3 shtatoreve të patriotëve të mëdhenj shqiptarë Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri dhe Sulejman Vokshi.
Në fjalën e tij, Meta ndërsa falënderoi qeverinë e Kosovës për kujdesin e treguar, u shpreh se është një kënaqësi dhe nderë që pas pak muajsh nga iniciativa e ndërmarrë, merr pjesë në inaugurimin e shtatoreve të tyre, në 140 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Më tej ai bëri thirrje bashkëpunimit dhe bashkimit të të gjithë shqiptarëve për forcimin e kombit tonë dhe prespektivës europiane të shqiptarëve.
Në ceremoninë e përurimit e shtatoreve të tre kolosëve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ishte edhe kryeministri Rama, i cili deklaroi se amaneti dhe misoni i kësaj lidhjeje kishte për synim shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
Ai theksoi rëndësinë dhe punën e intelektualëve të cilët u përpoqën dhe ia dolën mban për krijimin e shtetit shqiptar, pavarësisht pengesave nga armiqtë në rrjedhat historike.
“Nëpër rrugët e qytetit sot kishte një atmosferë të jashtëzakonshme. Qëllimi i kësaj mbledhje është tu presim hovin armiqëve dhe të mbrojmë trojet që na kanë lënë stërgjyshërit tanë. Lidhja Shqiptare është simboli i bashkimit të trojeve.
I biri i Avdyl Frashërit, Mid’Hati pati shkruar diku se pavarësia e Kosovës do amaneti dhe përmbushja e misionit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Pse Kosova përjetëson një mohim të papranueshëm, atë të ndalimit të lëvizjes së lirë”, u shpreh Kryeministri.
(B.B/ Faxweb.al)