Presidenti Republikës Ilir Meta ka marrë pjesë ne nisjen e maratones së vrapimit në Pedonalen e qendrës së qytetit në Berat. Ai ka uruar pjesëmarrësit si dhe ka premtuar që vitin e ardhshëm do të jetë dhe ai njëri ndër garuesit e maratonës.
“Një ditë e mrekullueshme sot në Berat, ku pata kënaqësi të merrja pjesë në startin e maratonës së gjashtë të Beratit, me pjesëmarrjen e gjeneratave të ndryshme nga gjithë trevat shqiptare. Maratona është disiplina sportive që kërkon forcë, rezistencë, durim, besim dhe vizion për të arritur një finish të suksesshëm. Urova pjesëmarrësit dhe bashkinë e Beratit për traditën e krijuar dhe premtova që vitin e ardhshëm do të jem dhe unë njëri ndër garuesit e maratonës.”shkruan Meta në Facebook.
(M.Q/Faxweb)