12:16 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Presidenti Meta në 65-vjetorin e Fakultetit të Mjekësisë Veterinare: Studentët të kontribuojnë në zhvillimin e veterinarisë dhe blegtorisë

14:59 | 07/11/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Presidenti Meta në 65-vjetorin e Fakultetit të Mjekësisë Veterinare: Studentët të kontribuojnë në zhvillimin e veterinarisë dhe blegtorisë

Presidenti i Republikës Ilir Meta zhvilloi sot një vizitë në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare të Universitetit Bujqësor të Tiranës, me rastin e 65-vjetorit të krijimit të saj. Ky fakultet është një nga qendrat më të vjetra të mësim-dhënies dhe të kërkimit shkencor në Shqipërinë e pas Luftës së Dytë Botërore.

Presidenti Meta u prit nga Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës si dhe Dekani i Fakultetit të Mjekësisë Veterinare. Presidenti i Republikës, në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, theksoi se në sajë të përkushtimit dhe punës së palodhur të pedagogëve dhe shkencëtarëve të këtij fakulteti si dhe përgatitjes së brezave të tërë të mjekëve veterinarë, Fakulteti i Mjekësisë Veterinare ka mundur të realizojë me sukses edukimin dhe arsimimin profesional të specialistëve të kësaj fushe të ekonomisë për ruajtjen e shëndetit të kafshëve dhe më tej për shëndetin publik.

“Ju të dashur pedagogë dhe studentë duhet të jeni krenarë dhe njëkohësisht të kujtoni me respekt dhe mirënjohje të veçantë 14 studentët e parë të kursit të veterinarisë, të cilët me përgjegjësi ndërtuan themelet e këtij fakulteti të rëndësishëm për ekonominë e Shqipërisë dhe përgatitën breza të tërë të mjekësh veterinarë, dhe kjo bëri që të mbrohej me sukses blegtoria nga sëmundjet e rrezikshme infektive dhe parazitare duke u kthyer në një fushë jo vetëm ndihmëse të ekonomisë, por edhe në një terren të rëndësishëm të kërkimit shkencor. Është më shumë se e domosdoshme që brezat e studentëve që mbarojnë këtë fakultet të kontribuojnë në zhvillimin e blegtorisë në tërësi, e veçanërisht në prodhimin e qumështit, mishit, vezëve, mjaltit. Ajo është baza e zhvillimit të bujqësisë. Edhe industria jonë agro-përpunuese e cila i jep vlerë të shtuar prodhimeve tona bujqësore dhe blegtorale dhe siguron punësim të qëndrueshëm për popullatën është shumë e rëndësishme, sepse ajo është e lidhur drejtpërdrejt me prodhimin vendas, sasinë dhe cilësinë e tij konkurruese dhe kërkon kontributin shkencor të stafit tuaj akademik.” – theksoi Presidenti Meta.

Gjithashtu Presidenti i Republikës, duke nënvizuar se ekonomia shqiptare ndodhet përballë sfidës së madhe të integrimit në Bashkimin Evropian, vuri theksin tek domosdoshmëria për të rritur prodhimin blegtoral, për punësimin dhe për eksportet shqiptare, por mbi të gjitha plotësimin e standarteve të kërkuara nga Bashkimi Evropian dhe tregu i vendeve të tij anëtare.

“Këto nuk mund të arrihen pa një brez të mirë edukuar dhe të kualifikuar të specialistëve veterinarë, të cilët janë me fat që kanë si vatër të përgatitjes dhe formimit të tyre këtë qendër unikale universitare në shkallë vendi dhe pse jo edhe rajonale, Fakultetin e Mjekësisë Veterinare” u shpreh Presidenti

Meta përgëzoi studentët e këtij fakulteti për zgjedhjen e mençur të profesionit të tyre dhe i ftoi edhe të rejat dhe të rinjtë e tjerë të zgjedhin shkencat bujqësore dhe veterinare si pjesë të formimit të tyre profesional, sepse bujqësia, blegtoria dhe industria agro-përpunuese është mundësia më e madhe e punësimit në shkallë vendi. Kjo edhe sepse në procesin e integrimit Evropian të vendit, mbi 70% e fondeve mbështetëse do të shkojnë për bujqësinë dhe agrobiznesin.

Presidenti Meta uroi dhe të përgëzoi Dekanin e Fakultetit Prof. Dr. Luigj Turmalaj dhe rektorin Prof. Bahri Musabelliun për këtë transformim të jashtëzakonshëm të Fakultetit të Veterinarisë me infrastrukturë moderne dhe bashkëkohore në shërbim të studentëve dhe specialistëve të veterinarisë dhe nënvizoi se: “Jam shumë i sigurt se i gjithë stafi juaj akademik së bashku me studentët do të jenë të aftë t’u përshtaten ndryshimeve të diktuara nga zhvillimi i shkencës dhe teknologjisë së lartë të kohëve tona dhe do t’ ia dalin me sukses të përballojnë sfidat e kohës, duke u kujdesur dhe promovuar prodhimet shqiptare bio, bujqësore dhe blegtorale, jo vetëm në tregun e brendshëm por edhe jashtë Shqipërisë.” Presidenti Meta në mbyllje të fjalës së Tij theksoi se mbështetja e Institucionit që ai përfaqëson nuk do t’u mungojë asnjëherë. (J.V/Faxnews)

Etiketa: Fakultetit të Mjekësisë Veterinareilir meta
Pas

Deputetja e PD-së vë me shpatulla pas muri Arben Ahmetaj, asnjë koment nga ministri

Para

Prokuroria reagon për lirimin nga burgu të Genc Tafilit: KLD të hetojë gjykatësen

Para
Lirohet nga burgu  pas 17 vitesh Genc Tafili, i dënuar pë vrasjen e Arben Zylyftarit

Prokuroria reagon për lirimin nga burgu të Genc Tafilit: KLD të hetojë gjykatësen

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë, makina përplas për vdekje këmbësorin

“Kisha hedhur fjalë se për vrasjen e Talo Çelës jepja 100 mijë euro”, Erion Alibej zbulon si u njoh me Nuredin Dumanin

Dështon përpjekja e 23-të për zgjidhjen e krizës politike në Kosovë

Dhunuan dhe kanosën 2 bashkëpronarët e një toke me pretendimin se është e tyre, arrestohen 4 persona

SHBA propozim të ri për një armëpushim 60-ditor në Gaza, çfarë kushtesh përfshihen për Hamasin dhe Izraelin

Dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një adoleshente, arrestohet 34-vjeçari

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan mesazhin e zv.Sekretarit të Shtetit: Politika e pafundme dhe e zgjeruar, armik i shtetndërtimit kushtetues

Brok takon Ramën: Urime, sa herë unë vij të të vras ngjitesh më lart

Bisedimet bërthamore Iran-SHBA, marrëveshja e gjerë mund të nënshkruhet në takimin e ardhshëm

Sarandë/ I shiti kokainë një të miture, gjykata lë në burg shpërndarësin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.