Presidenti i Republikës, Ilir Meta ndodhet për një vizitë në Baku të Azerbajxhanit. Gjatë kësaj vizite presidenti Meta ka takuar dy fotbullistët shqiptarë, Ansi Agollin dhe Sabien Lilaj.
Presidenti Meta ka postuar një foto në rrjetin e tij social Twitter me dy futbollistët e njohur, ku shkruan:
“Kënaqësi e veçantë që vizitën time në Baku të Azerbajxhanit ta nisja me një takim të ngrohtë me dy nga ambasadorët tanë këtu, me dy futbollistët e shquar, Ansi Agolli dhe Sabien Lilaj”-u shpreh presidenti Meta.
Discussion about this post