Presidenti i vendit Ilir Meta ka pritur sot në një takim kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, me të cilin ka folur për rëndësinë e intensifikimit të mëtejshëm të shkëmbimeve mes dy vendeve tona.
Me anë të një shkrimi në rrjetet sociale Meta shkruan se i shpreha angazhimin tim për bashkëpunim të ngushtë me institucionet e Kosovës në interes të rritjes së mëtejshme të njohjeve ndërkombëtare si dhe inkurajova vazhdimin e dialogut me Serbinë, në funksion të paqes dhe stabilitetit të rajonit.
“Kënaqësi të takoja sot Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj. Theksova rëndësinë e intensifikimit të mëtejshëm të shkëmbimeve ekonomike, tregtare, arsimore, turistike, kulturore dhe të gjitha formave të tjera mes dy vendeve tona.
I shpreha angazhimin tim për bashkëpunim të ngushtë me institucionet e Kosovës në interes të rritjes së mëtejshme të njohjeve ndërkombëtare e forcimit të perspektivës evropiane si dhe inkurajova vazhdimin e dialogut me Serbinë, në funksion të paqes dhe stabilitetit të rajonit.”
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post