Presidenti i Partisë së Lirisë takoi sot profesorin e tij të ‘Sami Frashërit’ Edmond Gegën ku dhe kujtuan kohët e vjetra kur ai ishte gjimnazist dhe falë profesorit dhe disiplinës së tij shkolla shkëlqente në spartakiada dhe olimpiada.
Presidenti Meta:
Shumë i lumtur të takoja sot Profesorin tim të “Sami Frashërit”, legjendën tonë Edmond Gegën, falë edhe të cilit shkolla jonë shkëlqente në spartakiada dhe olimpiada!
Të gjithë ata që nuk janë dakord pse unë stërvitem në paralele duhet ta dinë se “faji” është i Profesor Mondit që më ka mësuar dhe edukuar me vlerat sportive!
Në këtë ditë të lindjes së Naimit, përshëndesim së bashku të gjithë brezat e mësuesve të mrekullueshëm të “Sami Frashërit” dhe të gjithë “samistat” kudo ndodhen!