Presidenti i vendit Ilir Meta ndodhet në Kosovë në Medvegjë në saj të turit të tij në trevat shqipfolëse. Presidenti ka vizituar nxënësit e shkollës Zenel Hajdini në Tupallaj të Medvegjës.
“Mirëmëngjes miq! Bashkë me fëmijët dhe mësuesët e shkollës Zenel Hajdini në Tupallaj të Medvegjes ju urojmë javë të mbarë sot në prag të Festës Kombëtare.”, shkruan Meta teksa publikon edhe disa foto.
Sot në Korçë pritet të zhvillohet mbjedhja mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës, ku do të arrihen disa marrëveshje në lidhje me barrierat doganore dhe njësimin e mbasadave. (J.V/Faxweb)