Kreu i shtetit ka zhvilluar një vizitë në shtëpinë e mësuese, Luiza Dula, e cila humbi jetën në një aksident rrugor pak ditë më parë.
Meta shprehet se ky rast tragjik duhet t’i shërbejë të gjithëve për të reflektuar për kyshetet e këqija dhe pasiguritë e udhëtimit të qindra mësuesve në të gjithë vendin.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Presidenti Meta, u garantoi familjarëve të saj që kurrë nuk do jenë vetëm.
“Në Miras të Devollit, në shtëpinë e mësueses së ndjerë, Luiza Dule, nënës së përkushtuar të dy fëmijëve të mrekullueshëm, e cila humbi jetën në një aksident rrugor duke shkuar pranë nxënësve të saj të dashur në fshatin Arrëz.
I shpreha ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve të saj duke i garantuar se nuk do të jenë kurrë vetëm. Ky rast tragjik të na shërbejë për të reflektuar për kushtet e vështira e shpesh të pasigurta të udhëtimit të qindra mësuesve anë e mbanë vendit”, shkruan Meta.
(B.B/ Faxweb.al)