16:33 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Presidenti ngre alarmin për rikthimin  e vizave: Thirrje institucioneve shtetërore të ndjekin…

13:06 | 18/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Si nuk do ta zgjidhim krizën”, Meta shprehet optimist: Kini besim

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar lidhur me deklaratën e djeshme të Komisionerit për Migrim, Punët e Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos që paralajmëronte ndërmarrjen e masave ndaj Shqipërisë, krahas Venezuelës dhe Kolumbisë, është një kambanë alarmi për të gjithë.

“Ndërkohë që e gjithë vëmendja është përqendruar drejt një vendimi të mundshëm pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE, Presidenti vëren me shqetësim të thellë rrezikun e rivendosjes së regjimit të vizave Shengen për Shqipërinë”, shkruhet në reagimin e Presidentit.

Meta shtomn më tej se rikthimi I vizave shoqërohet me pasoja të mëdha për shqiptarët si populli që sipas tij ka vuajtur më gjatë se çdo vend në rajon izolimin nga sistemi komunist.

Ai  bën thirrje të merren urgjentisht të gjitha masat e nevojshme duke mos neglizhuar apo anashkaluar asnjë përgjegjësi që do të dëmtonte dhe prapësonte këtë liri të fituar të shqiptarëve!

Deklarata e plote:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka ndjekur me vëmendje të gjitha qëndrimet dhe diskutimet që po zhvillohen këto kohë mbi ecurinë e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ndërkohë që e gjithë vëmendja është përqendruar drejt një vendimi të mundshëm pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE, Presidenti vëren me shqetësim të thellë rrezikun e rivendosjes së regjimit të vizave Shengen për Shqipërinë.

Pas depozitimit të kërkesës së Holandës për pezullimin e vizave drejtuar Komisionit Europian, njoftimi i djeshëm i Komisionerit për Migrim, Punët e Brendshme dhe Shtetësi, z. Dimitris Avramopoulos që paralajmëronte ndërmarrjen e masave ndaj Shqipërisë, krahas Venezuelës dhe Kolumbisë, është një kambanë alarmi për të gjithë.

U bëj thirrje të gjitha institucioneve shtetërore përgjegjëse të ndjekin me prioritet absolut këtë çështje që mbart një ndjeshmëri të madhe për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Lëvizja pa viza ka qenë ndër arritjet më të mëdha me ndikim të drejtpërdrejtë për shqiptarët, si populli që ka vuajtur izolimin më të madh e të gjatë në rajon.

Të gjithë i mbajmë mend radhët e gjata përpara dyerve të ambasadave, me familjarë të dëshpëruar në kërkim të një mundësie për të ritakuar fëmijët, të afërmit, apo të mundësisë për të studiuar dhe udhëtuar jashtë vendit, etj.

Bëj thirrje, të merren urgjentisht të gjitha masat e nevojshme duke mos neglizhuar apo anashkaluar asnjë përgjegjësi që do të dëmtonte dhe prapësonte këtë liri të fituar të shqiptarëve!

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Dimitris Avramopoulosilir metaPRESIDENTI NGRE ALARMINrikthimi i vizave
Pas

Flakët përfshijnë pallatin në Elbasan, ngrihet helikopteri për të shpëtuar banorët (VIDEO)

Para

Anëtari i grupit Shullazi i kujton ‘Vollgën’, gjyqtarja i përgjigjet: Faleminderit për paralajmërimin

Para
Gjyqi për Emiljano Shullazin, refuzon të dëshmojë avokati i Ylvi Beqes

Anëtari i grupit Shullazi i kujton 'Vollgën', gjyqtarja i përgjigjet: Faleminderit për paralajmërimin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kryeprokurori i Prishtinës: Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës ishte mashtrim

16 vatra zjarri në 24 orë, 4 vijojnë të jenë aktive

Rinumërimi në Durrës/ Kandidati i PD akuzon KAS: Do ta vazhdoj betejën, edhe pse kjo do zemërojë kolegët

Protestë kundër turizmit masiv në Mexico City përshkallëzohet në dhunë

Kryetari i bashkisë Vlorë, “Zgjohet” pas ulërimave të Ramës, nis të lirojë hapësirat e zaptuara

Qytetarët vazhdojnë të mashtrohen nga mesazhet e marra nga posta shqiptare

Ministri Malaj: Turizmi një sektor kyç për zhvillimin ekonomik, objektiv kryesor procesimi i shpejtë i udhëtarëve dhe biznesit

Aksident në Theth, plagoset një 63-vjeçar pas rrëzimit me motomjet

Rama ultimatum bizneseve në Lungomare: 48 orë për të liruar hapësirat publike

Zjarret vdekjeprurëse në Turqi: Humb jetën zjarrfikësi Ragip Sahin, dëme të mëdha materiale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.