03:40 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Presidenti Trump bizneseve botërore: Investoni në SHBA ose paguani tarifa

15:36 | 24/01/2025
në Aktualitet, Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Presidenti Trump bizneseve botërore: Investoni në SHBA ose paguani tarifa

Presidenti Donald Trump shpalosi qasjen e tij ndaj investimeve të huaja në takimin më të madh të udhëheqësve botërorë të biznesit, duke u ofruar investitorëve një ofertë me kushte – të investojnë në Shtetet e Bashkuara, ose të përballen me tarifa të ashpra. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Anita Powell njofton mbi ndikimin e kthimit të Presidentit Trump në Shtëpi të Bardhë për klimën botërore ekonomike.

Përballë krerëve kryesorë të industrisë botërore, që synojnë një copë të tregut më të madh në botë, Presidenti Donald Trump u dha dy opsione:

“Mesazhi im për bizneset në botë është shumë i thjesht. Ejani për t’i prodhuar artikujt tuaj në Amerikë dhe ne do t’ju ofrojmë ndër tatimet më të ulëtat në botë. Por nëse nuk i prodhoni ato në Amerikë, që për ju është privilegj, atëherë shumë thjesht, duhet të paguani një tarifë”, deklaroi ai.

Mesazhi i Presidentit Trump dalloi nga ai i udhëheqësve të fuqive të tjera të mëdha, që ishin të pranishëm në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, të cilët nënvizuan qasjen multilaterale në këtë takim vjetor mbi bashkëpunimin e sektorit publik dhe atij privat, ku figura të rëndësishme diskutojnë mbi sfidat botërore dhe rajonale – përfshirë çështjet e ambientit dhe energjisë – tronditjet gjeopolitike dhe çështjet si të përmirësohet standardi i jetesës dhe të nxitet zhvillimi ekonomik. Presidenti Trump bëri thirrje për një “marrëdhënie të ndershme” me ekonominë e dytë më të madhe botërore, Kinën.

Zëvendës-kryeministri i Kinës, Ding Xuexiang paraqiti qëndrimin e Pekinit.

“Globalizimi ekonomik është rezultat i përparimit shoqëror dhe avancimit teknologjik dhe nuk mund të ndalet. Izolimi nuk zgjidh probleme dhe luftërat tregtare nuk i ndihmojnë askujt. Duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi për t’i dhënë drejtim globalizimit ekonomik, duke e ngritur në një nivel më të lartë, më dinamik, më gjithëpërfshirës dhe më të qëndrueshëm”, tha ai.

Analistët sqaruan logjikën e përkushtimit publik të Presidentit Trump për të garantuar furnizimin me gaz natyror të lëngshëm të Evropës – një veprim që disa thonë se mund të rrisë çmimet për amerikanët.

“Eliminimi i varësisë evropiane ndaj gazit natyror dhe karburanteve ruse është një objektiv shumë i rëndësishëm i politikës së jashtme të Presidentit. Ai ishte shumë kritik në të kaluarën, sidomos ndaj Gjermanisë, për autorizimin e gazsjellësit Nord Stream 2, që çoi në rritjen e varësisë gjermane dhe evropiane ndaj Rusisë dhe lëndëve fosile”, thotë analisti Bill Galston pranë Institutit Brookings.

Të pranishmit në fjalimin e Presidentit Trump, mbi 3000 persona nga mbi 130 shtete, ndanë përshtypjet e tyre më pas.

“Mendoj se thelbi i mesazhit që evropianët duhet ta nxjerrin nga ky fjalim është se duhet të forcojmë bashkëpunimin tonë për të konsoliduar rritjen ekonomike”, thotë Ministri i Jashtëm i Norvegjisë, Barth Eide.

“Fjalimi dëshmoi se njëra prej arsyeve që i fitoi zgjedhjet është aftësia e tij për të folur zëshëm. Mund të mos pajtoheni me të gjitha, por ai flet me shumë autoritet”, tha ish diplomati amerikan Stuart Eizenstat, ish këshilltar i Presidentit amerikan Jimmy Carter.

Për Agnes Callamard, drejtuesen e organizatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Amnesty International, fjalimi i Presidentit Trump ishte i përqendruar në vizionin amerikan.

“Ishte një fjalim i përqendruar vetëm në vizionin amerikan. Asgjë për pjesën tjetër të botës”, tha ajo.

Forumi Ekonomik Botëror i mbyll punimet të premten me një diskutim për disa nga sfidat më urgjente të botës. voa

Pas

Vrasja në Tiranë, policia: Në Zall-Herr u gjet makina “Porsche” e djegur dhe një armë zjarri

Para

Presidenti Trump trysni Rusisë t’i japë fund luftës në Ukrainë

Para
Presidenti Trump trysni Rusisë t’i japë fund luftës në Ukrainë

Presidenti Trump trysni Rusisë t'i japë fund luftës në Ukrainë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ekzekutohet urdhri i ndalimit nga SPAK për babain e kandidates së PSD-së në Fier

Numërohen 5% e kutive të votimit në të gjithë vendin, PS kryeson me 84 mandate, PD 49 mandate. PSD forcë e tretë politike

Numërohen 40 nga 198 kuti në Gjirokastër, PS kryeson ndaj opozitës

Numërohen 16 nga 449 kuti votimi në qarkun e Vlorës, PS kryeson, grumbullon 1455 vota

Numërohen 54 nga 422 kuti në Korçë! Kryeson Partia Socialiste

Numërohen 27 nga 275 kuti në qarkun e Beratit, PS kryeson me mbi 1400 vota

Numërohen 14 kuti nga 587 në Fier, socialistët kryesojë me mbi 1500 vota ndaj opozitës

Hapen 16 kuti nga 508 në total në Elbasan, sërish PS kryeson

Numërohen 42 kuti nga 1282 në Tiranë, kryeson Partia Socialiste, grumbullon mbi 5500 vota

Numërohen 7 kuti nga 245 në Lezhë, PD merr 947 vota, PS 625

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.