16:45 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Presidenti ukrainas, Zelensky: Plani i fitores, varet nga vendimet e shpejta të aleatëve

14:53 | 20/09/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Presidenti ukrainas, Zelensky: Plani i fitores, varet nga vendimet e shpejta të aleatëve

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se “Plani i fitores” i Ukrainës në luftën kundër Rusisë varet nga vendimet e shpejta që do të merren nga aleatët këtë vit.

Zelensky ka deklaruar në një konferencë të përbashkët për media me shefen e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Kiev të premten, se Ukraina planifikon ta përdorë një hua të propozuar prej shumë miliardë dollarësh nga Bashkimi Evropian, për mbrojtjen ajrore, energjinë dhe blerjet e armëve, raporton Reuters.

Zelensky veçoi rëndësinë e presidentit amerikan Joe Biden lidhur me planin e fitores, për të cilin ai tha se të dy liderët do të diskutojnë kur të takohen. Udhëheqësi ukrainas do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara javën e ardhshme.

“Shumica e vendimeve nga plani varen veçanërisht nga ai. Edhe nga aleatët e tjerë, por ka disa pika që varen nga vullneti i mirë dhe mbështetja e Shteteve të Bashkuara”, është shprehur Zelensky.

Zelensky ka dhënë pak të dhëna për përmbajtjen e planit, duke treguar vetëm se ai synon të krijojë kushte të pranueshme për Ukrainën pas më shumë se 2 vjet e gjysmë lufte.

“I gjithë plani bazohet në vendime të shpejta nga partnerët tanë. Plani bazohet në vendime që duhet të ndodhin nga tetori në dhjetor dhe jo duke vonuar këto procese”, ka thënë Zelensky.

Etiketa: Zelensky
Pas

Belinda Balluku nga Budapesti: Vlerësojmë të gjithë mbështetjen financiare të Bashkimit Europian

Para

“Nuk ma mbyllin dot gojën”/ Salianji: Kalbësira morale që për interes shesin gjithçka! Përdorin drejtësinë për…

Para
“Nuk ma mbyllin dot gojën”/ Salianji: Kalbësira morale që për interes shesin gjithçka! Përdorin drejtësinë për…

“Nuk ma mbyllin dot gojën”/ Salianji: Kalbësira morale që për interes shesin gjithçka! Përdorin drejtësinë për…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kriza humanitare në Gaza dhe përpjekjet për armëpushim, i dërguari i Trumpit takohet me Netanyahun

Ministri i Jashtëm francez: Sistemi i ndihmës së Fondacionit Humanitar në Gaza ka krijuar një masakër të vërtetë

Gjermania: Procesi për njohjen e shtetit palestinez duhet të fillojë tani, por vonon marrja e vendimit

50-vjetori i Aktit Final të Helsinkit: Ministri Hasani në Konferencën e Nivelit të Lartë në Finlandë

‘Berlini e ka humbur durimin me Izraelin’, ministri i Jashtëm gjerman: Duhet të nis procesi për njohjen e shtetit palestinez

Kosovë, ministrja Hajdari mbrohet sërish në heshtje për rastin e rezervave shtetërore

‘Pandora’/ Aksioni i SPAK në bashkëpunim me autoritetet në Gjermani, zbulohet Call Center-i që mashtronte shtetas gjermanë, arrest me burg për pesë shtetas

Ukraina rikthen pavarësinë e agjencive kundër korrupsionit

Kallëzimi i PD për Irena Gjokën/ Dumani: Duhet të provohet fakti penal, më pas bëhet regjistrimi

“Largohuni tani urgjent!” Rusia pushton qytetin strategjik ukrainas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.