Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka njoftuar se para fundvitit 2020 do të nisë puna për shpërndarjen e vaksinave në Europë. Bëhet fjalë për vaksinën Pfizer/BioNTech, e cila ka rezultuar efektive kundër koronavirusit.
Me anë të një shkrimi në Twitter, Von der Leyen njofton se evropianët e parë do të vaksinohen para se të përfundojë viti ndërsa takimin mbi vaksinën do e bëjë para Krishtlindjeve.
“Çdo ditë ka rëndësi, ne punojmë shpejt për të licensuar vaksinat Covid si të sigurta dhe efektive. Unë e mirëpres vendimin e Agjencisë Evropiane të Barnave për të mbajtur një takim dhe diskutim mbi vaksinën Pfizer / BioNTech para Krishtlindjeve. Më shumë gjasa, evropianët e parë do të vaksinohen para fundit të vitit 2020”, shkroi Presidentja e KE.