Presidentja e sapo zgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i ka shuar përfundimisht shpresat se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të marrin një përgjigje positive nga BE për hapjen e negociatave.
Ajo tha se nuk ka shenja positive për një vendim pozitiv, ndërsa ka theksuar nga ana tjetër se beson tek dy vendet aspirante se kanë bërë përpjekje të mëdha për t’iu afruar standarteve europiane.
“Fatkeqësisht, nuk ka shenja pozitive për një vendim për fillimin e negociatave të pranimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore. Më vjen shumë keq sepse besoj me vendosmëri se të dy vendet kanë bërë përpjekje të mëdha për të ecur më afër standardeve evropiane dhe meritojnë një sinjal pozitiv,” theksoi ajo, teksa mori pjesë në samitin e liderëve të Bashkimit Europian.
(F.GJ/FAXWEB.AL)