Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj ka deklaruar për emisionin “EkoFax”, që ka nisur transmetimin ditën e sotme në Tv Fax News, se aktualisht numri i të papunëve është rreth 45 mijë ndërsa pritshmëria më e keqe është që të shkojë deri në 60 mijë.
Ndërkohë që më pas Denaj pohoi gjatë bisedës me gazetaren, Mirilda Tili që fundi i vitit do të njohë një rritje tjetër të papunësisë, dhe këtë e argumentoi në faktin se tregu i punësimeve në vendin tonë varet edhe nga marëdhëniet me shtetet e tjera.
“Nëse në javët e mëpasme tregohet i njëjti menaxhim i situatës si deri më tani, na aspektin e institucioneve shëndetësore, natyrisht edhe në ekonomi dhe aspektin e saj gjërat do të nisin të hapen. Numrin e papunsisë e llogarisim në varësi të ç’punësimeve dhe shifrat janë në rritje çdo ditë. Nuk presim që numri të përkeqësohet sepse pritshmëritë nga paketat e ndihmës kanë ndikuar që të ketë besim dhe jo të shtohen numri i të papunëve, jo të gjithë bizneset mund të krijojnë një numër të përgjithshëm të papunësh. Flasim momentalisht mbi 40-45 mijë persona të papunë, por nëse ky projeksion i mbështetjes së bizneseve dhe mbylljes së pandemisë është i menaxhueshëm, mund shkojë jo më shumë se 60 mijë të papunë. Më duhet të theksoj se në bazë të skenarëve tanë dha projeksioneve që kemi bërë deri në fund të vitit presim papunësi më të shtuar duke qenë se nuk është vetëm në sajë të masave që marrim sot për të mbrojtur jetën e njerëzve por edhe duke marrë parasysh marrëdhëniet ekonomike, pasi nuk janë më si më parë, 60% të marrëdhënieve ekonomike janë me italinë”, tha Denaj.
(F.GJ/FAXWEB.AL)