16:27 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Presion edhe Fevziut, Rama po mbyll ‘Të paEkspozuarit’

22:58 | 15/07/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lulëzimi i republikës së vjetër

Nga Andi Bushati

Disa diplomatë, OSBE-ja, shoqatat ndërkombëtare të lirisë së shtypit dhe ato shqiptare të të drejtave të njeriut, po rreken më kot të ngrenë zërin, kundër ligjit drakonian që Edi Rama ka hartuar kundër mediave online.

Ky draft, i miratuar tashmë në Këshillin e Ministrave, parashikon gjoba marramendëse (mbi 8 mijë euro) që janë baras me falimentimin e një mediaje me buxhet të ulët dhe me financim fraxhil.

Por, sikur kjo të mos mjaftonte, në ligj i jepet e drejta AMA-s (autoriteti shqiptar i mediave), të urdhërojë heqjen e lajmeve, të marrë paratë e gjobave pa pasur ende një vendim gjykate, në emër të luftës ndaj lajmeve të pavërteta.

Kjo në fakt nuk është një lëvizje surprizuese e Edi Ramës për të kontrolluar dhe mediat e reja, kryesisht të drejtuara nga gazetarë, ashtu sikurse kontrollon katër- pesë pronarët e vetëm të TV-ve në vend.

Në vitin 2015, ai u tërhoq pas presionit të fortë ndërkombëtar nga ideja për të rikthyer dënimin e shpifjes nga Kodi Penal, i cili parashikonte burg për gazetarët. Pak më pas ai hartoi një projekt ligj të ashpër për të përfshirë edhe aktivitetin mediatik në kuadër të tregtisë së shitblerjeve online.

Krahas sharjeve, fyerjeve dhe përbuzjes për gazetarët, ai shtoi, në mënyrë të fshehtë, në paketën fiskale fundvitin e shkuar, taksën mbi reklamën, vetëm për mediat online, duke e çuar nga zero (siç e kanë TV dhe gazetat) në 20%, për të alternuar masat represive me ato financiare.

Prej disa muajsh presioni është edhe më i madh. Përgjimet fundit të botuara nga BILD, skandalet e tenderave me dokumente false të zbuluara nga mediat, parlamenti i mbushur me karagjozët e një opozite false dhe organizimi i zgjedhjeve lokale monopartiake e kanë bërë edhe më akute shtypjen e çdo burimi informacioni të lirë dhe të pavarur.

Pikërisht, në këtë kuadër, pothuajse kanë përfunduar tratativat për të mbyllur emisionin ‘Të Paekspozuarit’, i cili vetëm sezonin e kaluar, transmetoi i pari përgjimet Dako-Avdylaj dhe tenderin e Unazës së re.

Presionit të butë nuk i ka shpëtuar as edhe një program shumë më neutral dhe i balancuar si ‘Opinion’. Vetë Edi Rama, shefi i tij i shtypit Endri Fuga dhe Engjëll Agaçi, kanë ushtruar presion gjatë një darke pas zgjedhjeve në restorant ‘Padam’, ndaj gazetarit Blendi Fevziu, duke i kërkuar më pak prezencë të opozitës, më pak jehonë për temat e saj dhe duke i kujtuar gjithashtu se kjo shkon në drejtim të kundërt me benefitet që merr pronari i televizionit.

Pikërisht, në këtë kuadër, u shpall dhe tentativa për të ringjallur paketën anti shpifje aq shumë të dashur nga Edi Rama, e cila kërkon të thajë edhe ato oaze të vogla lirie që lindën në peizazhin  mediatik shqiptar vitet e fundit.

Ndaj kësaj tentative kanë ngritur menjëherë zërin, OSBE, Shoqatat ndërkombëtare të gazetarëve dhe ndonjë diplomat i lartë europian .

Por, qasja e tyre, po aq sa është e dobët, po aq duket edhe naive.

Pasi problemi që Shqipëria ka sot, nuk është ai i një lideri autoritar që kërkon të luftojë fyerjen dhe shpifjen përmes një pakete drakoniane dhe me masa që janë në kufijtë e ligjshmërisë.

Problemi real është se ne po rrëshqasin drejt një regjimi diktatorial, me parlament njëngjyrësh dhe me zgjedhjet ku voton dhe fiton një partie e vetme.

Në një situatë të tillë, kur gjithçka po rrokulliset drejt monizmit është e pa imagjinueshme ecja paralel me një media të lirë dhe me një drejtësi të pavarur. E para është e dënuar të shkatërrojë edhe këto të fundit. Bota nuk njeh asnjë rast, kur pushteti personal, ndarja arbitrare e parave publike, grabitja e votave dhe e tenderave të kenë bashkëjetuar me një sistem drejtësie të ndershëm dhe me një media profesionale.

Prandaj, sado përkrahëse të duken, vërejtjet dhe protestat e mefshta që janë dëgjuar këto ditë kundër paketës ‘anti shpifje’, ato nuk përbëjnë një zgjidhje. Sepse, në situatën e re ku kemi mbëritur, në pyetje nuk është më dilema se si do zbutet dhuna e pushtetit ndaj medias së lirë, por nëse është e munduar të ekzistojë një e tillë, përkrah diktaturës që po tenton të instalohet. Pikërisht për këtë, pa ndarë qëndrimin për qorrsokakun drejt të cilit po e gremis vendin Rilindja, është donkishoteske të shpresosh se mund ta arrish kompromisin e një kohabitacioni paqësor mes saj edhe shtypit.

Pas

Po tmerron një fshat të tërë! Burri misterioz i veshur me të zeza endet rrugëve duke prekur organin gjenital

Para

Horoskopi për sot/ Ja shenjat që do e kenë ditë të zezë

Para
HOROSKOPI. 14 gusht 2018

Horoskopi për sot/ Ja shenjat që do e kenë ditë të zezë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shikimi te fëmijët, strabizmi zë 3-4% të problemeve

BE përgatitet për heqjen e sanksioneve ndaj Sirisë, teksa miraton paketën e re kundër Rusisë

Igli Tare drejtor sportiv te Milani? Mediat italiane: Është shumë pranë nënshkrimit të kontratës

OBSH miraton marrëveshjen e parë globale për pandemitë

“Lufta e ftohtë” e tarifave të Trump, Evropa e Shqipëria në pasiguri ekonomike. BSH: Po frenohen investimet e huaja

KMDLNJ dënon ashpër kërcënimin me jetë ndaj presidentes Osmani: Policia të veprojë me urgjencë!

I kishte shpëtuar operacionit ‘Besa’ në Milano, arrestohet i fshehur në Bolzano 37-vjeçari shqiptar! Ishte i dënuar me 7,4 vite burg për trafik droge, pjesë ‘kyçe’ e grupit mafioz

Mbretëria e Bashkuar pezullon negociatat me Izraelin për marrëveshje tregtare, ministri i Jashtëm britanik: Nëse nuk lejoni futjen e ndihmave, do të…

Rihapet liceu francez/ Korçë, Filo: Macron e mbajti fjalën, shkolla rinis pas një shekulli

Erdogan do të marrë pjesë në samitin e shteteve turke në Hungari, në fokus bashkëpunimi në sektorët ekonomikë dhe kulturës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.