Ajo çfarë ka ndodhur në një ndeshje amatore në Brazil është e paimagjinueshme. Dhuna kapërcen çdo kufij. Kështu në një ndeshje të kategorive inferiore, kontrollin e lojës e marrin në dorë tifozët.
Për ta nuk ka rëndësi si arrihet tek goli por duhet realizuar me ço kusht. Nga pamjet shihet se si gjatë ekzekutimit të një penalltie për vendasit, tifozët ushtrojnë presion mbi lojtarin që të shënojë, ndërsa njëri prej tyre mban në dorë dhe një kallash.
Duke patur parasysh këtë situatë portieri nuk kishte shumë mundësi, pasi i duhej me patjetër të linte topin të shkonte në gol.
Pos golit shpërthen festa, ndërekohë që dëgjohen dhe krismat e automatikut. (B.H/FaxWeb)