14:51 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Presionet e qeverisë ndaj medias, KShM informon KiE dhe i jep “shuplakë” Ramës: Të mos kopjojë Erdoganin

16:38 | 06/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Presionet e qeverisë ndaj medias, KShM informon KiE dhe i jep “shuplakë” Ramës: Të mos kopjojë Erdoganin

Kërcënimet dhe presionet e vazhdueshme të kryeminsitrit Edi Rama ndaj mediave pas tërmetit kanë shqetësuar Këshilli Shqiptar të Mediave. KShM i ka dërguar një raport të hollësishëm Këshillit të Evropës, ku e informon mbi këtë çështje dhe i jep një “goditje” qeverisë. Në raportin e KShM thuhet qartë se qeveria nuk mundet të ndalojë një qytetar apo një media të raportojë keqmenaxhimin e situatës pas tërmetit.

Po ashtu, Këshilli Shqiptar i Mediave thekson se qeveria nuk ka të drejtë as të mbyllë një portal vetëm për një lajm, duke iu referuar këtu rastit të “JOQ”.

“Qeveria nuk mund të ndalojë qytetarët ose portalet të denoncojnë keqmenaxhimin e situatës (aty ku ekziston) dhe, për më tepër, nuk mund të bllokojë një portal të tërë për një botim të vetëm. Çështja “JOQ” pasqyron qartë se çfarë do të ndodhë me median në të ardhmen nëse qeveria miraton ligjin famëkeq të të ashtuquajturës “anti-shpifje. Qeveria ka të drejtë të ndjekë penalisht këdo që ka shkelur ligjet, madje edhe në kontekstin e gjendjes së jashtëzakonshme, por nuk mund të mbyllë asnjë media përmes AKEP ose ndonjë instrumenti tjetër që posedon pa një vendim gjykate. Media duhet të përmbajë përhapjen e mundshme të lajmeve të rreme”, thuhet në raportimin e KShM për KiE.

Aty përmendet edhe arrestimi i qytetares Xhuliana Aliaj. Këshilli Shqiptar i Mediave e cilëson këtë veprim si të paligjshëm sepse Xhuliana në këtë rast vetëm ka rishpërndarë një lajm.

Këshilli ka edhe një thirrje për median që të shmangë fjalët që përhapin panik tek qytetarët. “Gjithashtu, media duhet të shmangë përdorimin e terminologjisë bombastike si “frika”, “tmerri”, “apokaliptik”, etj., sepse këto terma nuk shprehin fakte, por thjesht mendime të reporterëve”, vijon raportimi.

Në fund të raportit, Këshilli Shqiptar i Mediave i kërkon Edi Ramës që të mos kopjojë presidentin turk Recep Tayip Erdogan, i cili shfrytëzoi grushtin e shtetit për të sulmuar mediat.

“Këshilli i Mediave Shqiptare, gazetarët dhe mediat që ai përfaqëson, urgjentisht kërkojnë nga qeveria të mos kopjojë çështjen famëkeqe të Erdoganit që përdori situatën pas grushtit të shtetit për të sulmuar, arrestuar, mbyllur dhe goditur mediat kritike; për të heshtur mendimet e pavarura; dhe të instalohet diktatura e mendimit”, përfundon raporti i KShM.

(M. I./ Faxweb.al)

Etiketa: erdogankercenimetkeshilli shqiptar i mediasqeveria
Pas

Ndërpreja e mësimit nga tërmeti, Universiteti i Durrësit jep njoftimin e rëndësishëm për studentët dhe stafin

Para

Konkurs bukurie në kohën e Mortjes

Para
Konkurs bukurie në kohën e Mortjes

Konkurs bukurie në kohën e Mortjes

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump ndryshon qëndrim për Iranin: Ndryshimi i regjimit nuk është zgjidhje

Flamur Noka paditet në GJKKO për shpifje dhe fyerje

Zbulohet vatër murtaje në Maliq, do të asgjësohen 192 kafshë.Rrezik për mbi 5000 krerë në zonat përreth

Turqia u bën thirrje Iranit dhe Izraelit të zbatojnë armëpushimin e ndërmjetësuar nga SHBA

Kosova merr masa për pritjen e 50 personave të dëbuar nga SHBA, MPB jep detaje për strehimin

Kapet në flagrancë 20-vjeçari algjerian në Korçë, ndihmonte emigrantët e paligjshëm për kalimin e kufirit me Greqinë

Blushi: Turizmi po lëngon. Vlora thahet për ujë, Agjencia e Mjedisit e BE shpall 84% të ujrave për notim të ndotura si higjena e Ramës

Rama në Hagë: Takim me senatorët e grupit vëzhgues të NATO-s në Senatin Amerikan

Aksident tragjik në Divjakë, humb jetën 15-vjeçari me motoçikletë.Pamjet nga vendngjarja

Berisha: Statuti flet për zgjedhje, jo për farsë. Apel për moskeqinterpretim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.