08:44 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Presioni grek për çështjen “Beleri”/ Rama: Greqia nuk do të vendosë bllokadë për Shqipërinë

17:05 | 08/12/2023
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Presioni grek për çështjen “Beleri”/ Rama: Greqia nuk do të vendosë bllokadë për Shqipërinë

Partia Socialiste po mban punimet e Kongresit, në të cilën u përcollën mesazhe dhe angazhime të shumta që nga ministrat, delegatët, deri tek kryeministri Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij, kreu i socialistëve, pa e përmendur me emër konkret, u ndal tek çështja Beleri dhe tek presionin që ka bërë Greqia për veton ndaj rrugës së Shqipërisë për në Bashkimin Evropian.

Kryeministri u shpreh se Shqipëria ka investuar aq shumë në sistemin e drejtësisë dhe një çështje e tillë nuk mund të trajtohet politikisht, siç dhe ka vepruar të paktën deri tani shteti grek.

Ai u shpreh se beson shumë që Greqia nuk do të vendosë bllokadë për Shqipërinë, por megjithatë edhe nëse kjo do të ndodhë shtoi Rama, ai do të kthehet nga Brukseli i pa mërzitur dhe më i motivuar se kurrë për ta çuar Shqipërinë në vendin që i takon.

“Vetëm një shtet e ka lënë ende pezull opinionin e vet, jo për rezultate pamohueshme të Shqiptarisë, por për një arsye të mos arsyes tradicionale ballkanike tradicionale  në marrëdhëniet fqinjësorë, Greqia, Historia dihet. Qëndrim as nuk ndryshon deri më 13 dhjetor dhe as nuk do ndryshojë përtej 13 dhjetorit. Ky qëndrim nuk do ndryshojë jo se ne jemi kokëfortë, por sepse arsyeja për të mos ndryshuar qëndrim është shumë më kokëfortë se ne, drejtësia për shqiptarinë është si uji që sapo ka nisur të dalë me vështirësi në një shkretëtirë. Unë nuk do të pranoj ta besoj deri më 13 dhjetor që fqinjët tanë do t’i vënë tapën e vetës shishes së hapur me aq përkushtim dhe punë me profesionalizëm nga një skuadër prej më shumë se 1000 vetash  në gjithë sistemin e shtetit tonë që e kanë përfaqësuar me dinjitet Shqipërinë në tryezat e dialogut dhe prezantimin në Bruksel në skanimit e plotë të gjendjes së vendit dhe duke provuar më fakt gatishmërinë  e Shqipërisë për ta çuar përpara negociatat duke çelur kapituj, por për ju të gjithëve dhe atyre shqiptarëve që na dëgjojnë dua t’ju them shumë sinqerisht se në rast se kjo ndodh unë nuk do kthehem nga Brukseli i mërzitur, asnjë fije i mërzitur, por do kthehem edhe më krenar për Shqipërinë edhe më i motivuar për të vazhduar së bashku punët e mëdha për shtëpinë tonë të përbashkët”, tha Rama.

Pas

Plumbi qorr godet 59-vjeçarin në Shkodër, ja çfarë dyshohet

Para

Kongresi i PS, Veliaj: Tirana, transformim i jashtëzakonshëm; model i suksesshëm i qytetit agjent të zhvillimit ekonomik

Para
Veliaj në pritjen zyrtare në vigjilje të festimeve të 111-vjetorit të Pavarësisë: Ajo që na bashkon sot është kulti i përbashkët i atdheut, që secili e ka brenda vetes

Kongresi i PS, Veliaj: Tirana, transformim i jashtëzakonshëm; model i suksesshëm i qytetit agjent të zhvillimit ekonomik

Discussion about this post

 



Të Fundit

Liderët e Europës” zbarkojnë” për dy ditë në Tiranë, policia plan masash, ja rrugët dhe zonat që bllokohet

Diaspora/ Numërohen rreth 63% e zarfeve, kryeson PS me 65 mijë vota

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në parlament 30 deputetë të PS! ‘Ylli’ i kësaj fushate është famozja Sara Mile

Berisha: Këto ishin zgjedhjet më të plaçkitura në 33 vite! Rama i bleu hapur votat me vendimet e tij

Zgjedhjet e 11 majit, Noka: Administrata nuk funksionon në shërbim të qytetarëve por qeverisë! Janë dhënë mijëra euro që demokratët mos të votojnë

Zgjedhjet e 11 majit, nis mbledhja e drejtuesve te qarqeve: Zgjedhjet u vodhen nga Rama

Rama: Për 30 ditë shqiptarët dëgjuan, vlerësuan, gjykuan dhe në 11 maj, ata vendosën të na besojnë ne PS mandatin e katërt

Votat e Greqisë, PD çon në Kolegjin Zgjedhor çështjen

Vota e diasporës! Kryeson Partia Socialiste, ja votat për secilin qark

Komisionerja Kos uron Ramën: Momenti për zgjerimin e BE është real

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.