Menjëherë pas largimit të Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të brendshëm një sërë reagimesh kanë vërshuar në radhët e opozitës, të cilët e konsiderojnë largimin e tij një fitore të pjesshme por të domosdoshme.
Ndërkohë nënkryetari i grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka shprehet se tashmë është radha që të japin llogari para drejtësisë Saimir Tahiri, Taulant Balla dhe Vangjush Dako. Paloka shton se bashkëqeverisja e Edi Ramës me krimin duhet të marrë fundin e merituar.
Reagimi i Palokës:
Largimi i Fatmir Xhafajt ishte hap i domosdoshëm për luftën kundër krimit. Largimi i tij është arritje e rëndësishme e përpjekjeve të pandërprera të Partisë Demokratike për pastrimin e politikës nga politikanët me lidhje me krimin.
Tani është rradha që Saimir Tahiri të japë llogari para drejtësisë për kthimin e Shqipërisë në një plantacion droge. Tani duhet që të merren menjëherë të pandehur Taulant Balla dhe Vangjush Dako. Bashkëqeverisja e Ramës me krimin duhet te marrë fundin e merituar.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post