01:50 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Prestigjozja italiane: Përplasja midis Prokurorisë dhe SHBA-së, prapa kuintave është Soros

15:42 | 11/02/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
ZGJEDHJET E 18 QERSHORIT, sulme e kundërsulme mes Llallës dhe Lu-së

Gazeta italiane ‘’Il Giornale’’ është ndalur gjatë te çështja e konfliktit mes ambasadorit amerikan Donal Lu dhe kryeprokurorit Adriatik Llalla. Që në nisje artikulli nis duke thënë se prapa kuintave të këtij konflikti qëndron manjati amerikan Geore Soros.

Madje ata e kanë quajtur të papranueshme këtë sjellje të ambasadorit duke kujtuar dhe faktin se një ndërhyrje e tij ka ndodhur dhe në itali nga ana  e amerikanëve.

Përplasje ballore ndërmjet Prorkurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë dhe ambasadorit amerikan, Donald Lu, i akuzuar se është një agjent i Soros-it që synon të manipulojë politikën e brendshme shqiptare.

Nga Giovanni Giacalone

E akuzoi Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla se është kundër Reformës në Drejtësi në Shqipëri, e cila është iniciuar nga Soros dhe ish-qeveria e Obamës. Kjo është një ndërhyrje tërësisht jashtë vendit e ish-estabilishmentit amerikan, të cilën, edhe ne në Itali jemi mësuar dhe për këtë mjaftton të kujtojmë ish-ambasadorin amerikan në Romë, John R. Philips, i cili u rreshtua në favor të votës “Po” në referendumin e dëshiruar nga Mateo Renzi, duke deklaruar se vota “Jo” do të ishte një hap pas për Italinë.

Në Shqipëri, çështja është akoma më serioze. Për ta kuptuar situatën, mjafton të përmendim akuzat e Prokurorit të Përgjithshëm kundër ambasadorit Lu.

“Prokuroria e Përgjithshme ia bën të qartë zotit Lu se, nëse është mësuar të luajë rolin e Zotit në politikën shqiptare, këtë nuk mund ta bëjë në Prokurori”

Dhe, më tej: “Zoti Lu mendon se ka në dorë fatin e Prokurorisë kur shantazhon institucionet ose u heq vizat, me qëllimin për të mbyllur hetimet. Ai dhe kushdo tjetër duhet ta ketë të qartë se për të zhvilluar hetimet sipas detyrimeve kushtetuese dhe ligjore, prokurorët nuk kanë nevojë për vizë. Këto lloj presionesh nga ana e ambasadorit amerikan në Tiranë janë të ngjashme me tipologjinë e përdorur nga Soros, me qëllimin për të manipuluar opinionin publik dhe për të zhvlerësuar rolin e institucioneve”.

Prokurori, më tej, vijon: “Duke qenë një mbështetës i hapur i Reformës në Drejtësi në Shqipëri, zoti Lu i ka bërë presion Prokurorit të Përgjithshëm që të përkrahë publikisht paketën e drafteve ligjore edhe kur ato ishin në kundërshtim me Kushtetutën dhe të drejtat e njeriut, siç u deklaruan edhe nga Komisioni i Venecias”

Prokurori Llalla akuzoi më tej Lu-në se ka kërcënuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë nëse nuk mbështetet publikisht reforma në drejtësi, por jo vetëm kaq: “Në më shumë se një rast, ambasadori Lu ka ushtruar presion ndaj Prokurorisë së Përgjithshme për mbylljen e hetimeve ndaj disa shoqërive, të cilat dyshohej se kishin shkelur ligjet shqiptare”

Ndërhyrja më flagrante duket se është ajo për Bankers Petroleum, një shoqëri kanadeze, e cila në mars 2016 iu shit shoqërisë kineze Geo-Jade.

Image

Në Shqipëri, Bankers Petroleum prodhon rreth 200 mijë fuçi me naftë në ditë, por është akuzuar nga mediat lokale dhe banorët për dëme të pariparueshme në shtëpi, tokë e ujëra, si edhe për shëndetin e atyre që jetojnë në atë zonë naftëmbajtëse.

Prokurori i Përgjithshëm citon, ndër të tjera, një letër që i është dërguar nga ambasadori Lu, në lidhje me hetimet ndaj Bankers Petroleum për disa raste të ndotje të zonës Patoz-Marinëz. Letra, e cilësuar si e dyshimtë si nga Prokuroria, ashtu edhe nga disa media shqiptare, shkruan në mënyrë të veçantë: “Presim që qëllimet politike dhe presionet publike të mos ndikojnë në vendimmarrjen e Prokurorisë”

Kjo çështje mori përmasa të tilla, aq sa ambasadori amerikan Lu u vendos në mënyrë ironike në kopertinën e gazetës së përditshme ‘Dita”, duke treguar letrën.

Përplasja ndërmjet Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë dhe ambasadorit amerikan është pasqyruar edhe nga Washington Times, ku janë prezantuar disa detaje interesante.

Kjo gazetë, përveçse ngre gishtin kundër ambasadorit Lu, i cili akuzohet se ka ndjekur axhendën e Soros-it në Shqipëri, thekson edhe faktin që administrata Obama ka mbështetur fuqishëm Partinë Socialiste të Kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit është identifikuar si një prej të ftuarve në dasmën e Xhorxh Sorosit, në vitin 2013

 “Washington Times” bën të ditur gjithashtu se, rreth 70 anëtarë të opozitës u janë revokuar vizat nga Ambasada Amerikane në Tiranë. Motivet nuk janë të qartë, pasi edhe selia diplomatike ka konfirmuar se nuk mund të komentojë raste individuale. (E.K/SHUPLAKA)

Image

 

Etiketa: Adriatik Llalladonald luperplasja
Pas

Pas nëntë muajsh në bulevard, Bashkia e Sarandës heq bustin e Hillary Clinton

Para

Dhjetë policë për një makinë kokoshkash, i moshuari s’u bën dot ballë (VIDEO)

Para
Dhjetë policë për një makinë kokoshkash, i moshuari s’u bën dot ballë (VIDEO)

Dhjetë policë për një makinë kokoshkash, i moshuari s'u bën dot ballë (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në aksin Drenas-Skënderaj në Kosovë! Ndërron jetë 24-vjeçarja

Studentët e Serbisë protestojnë në më tepër se 30 qytete! Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë! U qëllua me armë zjarri në një piceri

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora e preferuar edhe për sportet e adrenalinës

“Ose Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset”/ Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave për armëpushim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.