Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një punëtor ka mbetur i plagosur rëndë gjatë orarit të tij të punës.
Ali Gropa ka prerë dorën, teksa ka qenë duke punuar në puset e naftës, ndërsa është nisur në gjendje të rënduar në drejtim të spitalit të Traumës në kryeqytet.
Informacioni i policisë:
Më datë 24.11.2018, rreth orës 11:50, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar i dëmtuar shtetasi A.G, 48 vjeç, banues në Patos, Fier.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka dëmtuar rëndë me mjet prerës njërin krah duke punuar në ndërmarrjen e naftës në fshatin Amonicë, Vlorë.
Po kryhen hetimet e mëtejshme në lidhje me përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Nuk dihen ende rrethanat e këtij aksidenti të rëndë, ndërsa kanë nisur hetimet për ngjarjen. Siguria në vendin e punës mbetet ende një problem serioz në vendin tonë.
Jo më larg se mbrëmjen e djeshme, po në Vlorë, për shkak të kontaktit me rrymën elektrike mbeti i plagosur rëndë edhe një punonjës i Bashkisë, teksa ishte duke dekoruar qytetin.
(E.K/FAXWEB.AL)