Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka kërkuar përjashtimin e kryeministrit Edi Rama, në lidhje me fjalorin e papërshtatshëm sipas saj të përdorur gjatë interpelancës për mbetjet toksike.
“I duartrokisni me atë fjalor skandaloz? Kërkoj ta përjashtoni e të merrni masa për kryeministrin”, tha Vokshi.
Vokshi i referohet replikës së kryeministrit me kreun e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi.
“Nuk e di a ju ndodh edhe ju e njëjta gjë, por mua më doli malli i të shkretit Lul, tutorit të kësaj figure që foli. Ata që e ndoqën e parë ku është dallimi ynë që flasim me fakte dh këtyre që nuk dinë çfarë flasin. Këto mallra me këto emra nuk konsiderohen mbetje të rrezikshme. E dëgjuat reagimin e të reaguarit e konfuzuar në ekspertizën e tij.
Zotëria e pret ekspertizën me gojën hapur e kokën lart, i futet ekspertiza në gojë nga lart, e rrotullon në për gojë dhe vjen e pështyn këtu, sepse flet zotëria për kush jam unë e kush është zotëri, për fjalë që kemi thënë”, tha Rama.