Pak minuta më vonë Fatmir Xhafaj pritet të votohet në postin e ri në krye të Ministrisë së Brendshme. Para hyrjes në sallën e Kuvendit Xhafaj është shprehur edhe për ecurinë e deritanishme në komisionin e ligjeve.
Ai ja ka kaluar kompetencat Vasilika Hysit për të vijuar punën e nisur në komisionin e ligjeve.
‘’Është një gjë shumë pozitive, përmbyllja e këtyre projektakteve edhe për shkak të rëndësisë që ato kanë për vazhdimin e mëtejshëm të reformimit të sistemit në drejtësi.
Është pozitive fakti që i gjithë ky proces për ndryshimin dhe miratimin e projektit i është nënshtruar një konsultim publik, ekspertët, jo vetëm në komision por edhe ekspertët e drejtësisë.
Shpresoj dhe besoj fort që kuadri ligjor do jetë shumë i dobishëm për sistemin, aksesin e qytetarëe në sistem dhe për ta bërë proaktiv për luftën kundër korrupsionit’’, deklaroi Xhafaj. (E.K/SHUPLAKA)