Rexhep Rapi, i njohur ndryshe edhe si “Kep Arapi” kërkoi nga qelia përmes avokatëve të tij zbutje të masës së sigurisë. Ai pretendon se qëndrimi në qeli i rrezikon jetën dhe ka kërkuar dalje për arsye shëndetësore.
Për këtë, Gjykata e Posaçme ka vendosur të caktojë një grup ekspertësh mjeko-ligjor që do të përcaktojnë gjëndjen shëndetësore të Rexhep Rapit.
Ai po hetohet nga SPAK së bashku me nipin e tij Algert Rapin, ish-shefin e Komisariatit nr. 6 Dedan Gjonin dhe Dejvi Gjermenin, se kanë siguruar kushtet për vrasjen e Xhevdet Plakut për motive hakmarrjeje. Kep Arapi, njihej ndryshe edhe si “i forti i Sukthit”.
Discussion about this post