Çdo ditë e më shumë banorët e BBV i afrohen finales, dhe nisur nga ky fakt tensioni mbi lojën dhe dhe analiza se kush e meiton rëndon mbi ta.
Luiz Ejlli gjatë një diskutimi me Krist Aliajn dhe Qetsorin sa i takon finales, nuk i mbajti dot ndjeknjat duke shprehur hapur mospëlqimin që ka për ta.
Këngëtari u shpreh se qetësia e tyre është e frikshme, pasi ata të gjithë kanë sigurinë që do të jenë në finale.
Kristi tha se nuk do ndryshonte asgjë nëse do krijonin debate të kota në këtë pikë të lojës.
Por Luizi u shpreh se nuk do të ishte e nevojshme të krijonin debate, por thjesht të jepnin argumente se për çfarë arsye mendojnë se do të jenë finalistë.