Disa ditë më parë ndodhi në Kukës, ndëkohë që një fenomen i tillë meterologjik është vënë re edhe në Kosovë.
Ndërsa ndodhemi në fund të majit nuk ndodh shpesh të ketë reshje bore, por si duket me uljen e temperaturave ka filluar të zbardhet vendi.
Këtë mëngjes në Prevallë bora ka zbardhur çdo gjë dhe fotot e mëposhtme të publikuara në rrjetet sociale e dëshmojnë këtë gjë.