Çlirim Gjata gjatë prezantimit të kandiatit për kryetar bashkie Skënder Gjucin, u shpreh se ajo që kishte vënë re është se akoma nuk kanë dëgjuar një akuz për kandidatët e qarkut Dibër. Ai nuk nguroi të thoshte që të gjithë qytetarët e Dibrës mezi e presin ndryshimin, dhe pavarësishtë krizave të PD , janë akoma më ballin lart dhe gati për të luftuar për të rrëzuar regjimin.
Gjata tha se regjimi kishte si qëllim zhbërjen e kombit dhe shkatërrimin e opozitës, sepse Edi Rama ka frikë nga PD. Ai preku edhe pjesën e të rinjve që janë larguar me gomone duke u detyruar që familjet të marrin kredi, për të plotësuar shumën e parave që nevojitet.
Çlirim Gjata: Me kaq kohë sa kam, meqë është aktiviteti i dytë pas Rithemelimit, në këtë qark ajo që unë kam vënë re, akoma nuk kemi dëgjuar një fjalë për kandidatët e qarkut Dibër, një akuzë për ta. Të gjithë me qytetarët e Dibrës, mezi e presin ndryshimin. Erdhëm në këtë ditë, pas një krize shumë të rëndë. PD kaloi, 91, 97, krizën e 2021. Ja ku jemi me ballin lartë, e duhet të synojmë rrëzimin e regjimit. Regjimi i ka vënë qëllim vetes zhbërjen e këtij kombi dhe shkatërrimin e opozitës. Jeni ju ata, që u bashkuat rreth Sali Berishës dhe nuk e lejuat këtë. Edi Rama këtë donte, që të shkatërronte PD, sepse ka frikë prej saj. PD dhe koalcioni janë të vetmit që po bëjnë opozitë. Ky largim masiv i popullsisë filloi nga 2013 e këtej. Në 2012 kërkesat për azil dhe strehim politik. 900 mijë shqiptarë të larguar nga vendi, familje që marrin kredi për të larguar me gomone fëmijët në Angli. Institucionet e Vettingut që duhet të hetojnë janë të korrputuara. Kemi 13 vjetë, më thoni një rast që këta kanë ardhur dhe kanë dhënë llogari para jush, askush nuk e ka bërë këtë. Në 14 maj duhet të fillojmë ndryshimin, rrëzimin e regjimit të Edi Ramës. Vetëm ëkshtu mund ta shpëtojmë Shqipërinë.