Kryeministri Rama, pas konstituimit të Kuvendit dhe betimit të 140 deputetëve të rinj, ka treguar edhe datën se kur do të shpaloset program i qevërisë së re.
Kjo datë do të jetë 11 shtatori. Këtë e ka pohuar vetë kryeministri pas përfundimit të seancën plenare ku falenderoi edhe presidentin Meta për shpejtësinë e veprimit duke dekretuar atë si kryeministër.
“Të hënë paraqesim kabinetin dhe programin. Falënderoj Presidentin e Republikës që ka reaguar duke bërë të lehtë nga ana procedurale rrugën drejt së hënës. Do të mundohemi të reagojmë ndaj çka do të jetë racionale dhe në përputhje me programin tonë dhe shpresojmë që opozita të jetë në këtë sallë një sfidë e vërtetë për ne dhe jo boshkllëk program”, tha Rama. (B.H/Shuplaka)